ZERI I AMERIKËS/ “Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat...

ZERI I AMERIKËS/ “Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër”

44
0
Shares

“Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim sot që siç e komenton Zëri i Amerikës se ishte një fjali, e cila qartazi dukej një kundërpërgjigje ndaj një njoftimi të pazakontë të shpërndarë javën e shkuar nga ministria e Jashtme shqiptare.

“Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim, e cila është në përmbyllje të mandatit të saj”, komenton Zëri i Amerikës.

Por kryeministri Rama edhe kësaj rradhe e zbeh skandalin.

“Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç është thënë edhe nga Ministria e Jashtme. Natyrisht nuk e kemi nisur ne procesin, e ka nisur Departamenti i Shtetit si për të gjithë ambasadorët që vendos kur bëhet djalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai mohoi të ketë ndonjë përplasje ndërmjet tij dhe ambasadores amerikane. I pyetur nga gazetarët nëse ka një “krisje” mes tyre ai tha se “ngjitja mes meje dhe ambasadores, është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim kështu si metaforë … Dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem”, theksoi kryeministri Rama gjatë një takimi me gazetarët pas një mbledhjeje partie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY