Rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...