‘Nisan’ bie në lumë në Polenë të Korçës, drejtuesi nuk del dot,...

‘Nisan’ bie në lumë në Polenë të Korçës, drejtuesi nuk del dot, detajet

57
0
Shares

Rreth orës 20:38, tek ura pranë fshatit Polenë, Korçë, shtetasi A. P., 45 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit shtetasit A. P., i cili udhëtonte i vetëm.

Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY