Hakerohet faqja në Facebook e Syri.tv me mbi 600 mijë ndjekës, reagon...

Hakerohet faqja në Facebook e Syri.tv me mbi 600 mijë ndjekës, reagon PD

69
0
Shares

Hakerohet faqja në Facebook e Syri.tv me mbi 600 mijë ndjekës. Edi Rama këcënim i hapur dhe armik i medias së lirë, deklaroi deputetja Albana Vokshi.

Deklarata:

Tri ditë pas atentatit politik kundër shefit të opozitës Dr. Sali Berishës, një media kritike e qeverisë së Edi Ramës është goditur strukturalisht.

Siç pohojnë drejtues të Syri. Net dhe Syri TV, faqja në Facebook, me mbi 600 mijë ndjekës është hakeruar, duke pamundësuar shpërndarjen digjitale të lajmeve në një prej platformave më të mëdha në botë.
Partia Demokratike e dënon me vendosmëri këtë akt kundër shtypit, dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias të reagojnë në mbrojtje të pak enklavave medatike, ende të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushteti në Shqipëri.

Për ata që kanë dyshime dhe pyesin: pse duhet të jetë qeveria pas aktit dëmtues të medias në fjalë? ju kujtojmë se vetëm në fjalimin e fundit në parlament, para dy javësh, Edi Rama i është referuar specifikisht dhe me nota kërcënuese dhe përçmuese drejtuesve dhe medias Syri.
U kujtojmë luftëtarëve të lirisë së shtypit, në Shqipëri dhe Europë, se vetëm para një jave u hodh në erë prona me leje e një prej botuesve më të mëdhenj në Shqipëri, mediat e të cilit kishin filluar të zbatonin një linjë editoriale kritike me qeverinë e Ramës dhe administratën e tij.

Edi Rama përbën tashmë një këcënim të hapur, dhe armikun publik numër 1 të medias së lirë, lirisë së fjalës, pluralizmit dhe idesë së integrimit europian të vendit.
Kujtesa nuk ka nevojë për mundime për tu ndaluar te Agon Channel, që u mbyll dhe u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 120 milion euro, pasi pronari i Tv fitoi gjyqin në Strasburg.

As për RTV Orën, që u kontrollua, intimidua dhe konfiksua, dhe me gjasë, një faturë të ngjashme do paguhet edhe për të.
Nëse reagimi nuk është i përgjithshëm dhe i fuqishëm, nga forcat pro lirisë, si brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria do të jetë një Kore veriu në zemër të Europës.
Politika e Ramës “o me mua ose kundër meje dhe i përcaktuar për asgjësim’, është një metodë staliniste dhe enveriste.

Çdo pronë që shembet, çdo media që hakerohet, kërcënohet, sekuestrohet dhe mbyllet, është një rast për të ngritur zëri dhe për t’u bërë bashkë. Nëse nuk i dalim zot segmenteve të shoqërisë, nuk do të ketë më shoqëri, por vetëm qeveri.
Partia Demokratike u lind, më 11 dhjetor 1990, për t’i dalë zot Shqipërisë dhe këtë do bëjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY