Arrestohet për llogari të Shqipërisë mashtruesi italian Pecorreli, 4 akuzat

Arrestohet për llogari të Shqipërisë mashtruesi italian Pecorreli, 4 akuzat

55
0
Shares

Arrestohet ne itali Perudia Davide Pecorreli mashtruesi italian që çuditi institucionet e rendit në Shqipëri dhe u bë personazh në media pasi inskenoi zhdukjen e tij në Pukë.

Arresti i tij u bë per llogari të Shqipërisë.

Davide Pecorelli do të përballet me 4 vepra penale: atë të mashtrimit; mashtrim kryer në bashkëpunim, pengim i zbardhjes të së vërtetës; shkatërim prone dhe dhunim varresh.

Ndaj italianit ishte ende në fuqi një urdhër-arresti që kërkon prangosjen e tij në momentin e parë që do të shkelë në tokë shqiptare. Në përfundim të gjykimit dhe në rast se Pecorreli do të dënohet atëherë do të kërkohet ekstradimi i tij nga Italia që të vuajë dënimin në Shqipëri.

Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Të gjithë besuan se kishte ndërruar jetë.

Në muajin shtator 2021, Pecorelli u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Ai u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë. Pasi u arrestua, ai tregoi ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. Madje pretendonte se po kërkonte një thesar, ose më konkretisht qypa me florinj. Më pas atëherë u la i lirë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY