ILDA ZHULALI/ Raporti i Komisionit Europian, Shqipëria paralajmërohet për heqjen e vizave

ILDA ZHULALI/ Raporti i Komisionit Europian, Shqipëria paralajmërohet për heqjen e vizave

121
0
Shares

Nga Ilda Zhulali (Drejtuese e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD)

Raporti i Komisionit Europian në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave kritikon ashpër Shqipërinë dhe paralajmëron rivendosjen e vizave!!

Komisioni Europian ka publikuar më 6 dhjetor, ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, raportin e 5-të të monitorimit në kuadër të pezullimit të vizave.
Sipas raportit:
‘Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga linjëzimi i rekomanduar… Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e vendeve që u duhet vizë për në BE, duhet të shmanget.’

‘Numri i kërkesave për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE u rritën me 63% midis 2020 dhe 2021, me 11 300 aplikime të paraqitura në vitin 2021. Numri i shtetasve shqiptarë me qëndrim të parregullt në shtetet anëtare u rrit me 21% krahasuar me vitin 2020 (nga 30 870 në 2020 në 37 305 në 2021). Numri i refuzimeve të hyrjes për shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare u rrit me 39% në 2021 (nga 13 315 në 2020 në 18 565 në 2021).’

‘Pavarësisht shqetësimeve të Komisionit të shprehura në vitin 2019, që nga korriku 2020, Shqipëria ka legjislacion në fuqi që lejon krijimin e skemës shtetësi për investime (‘pasaporta të arta’)…
Krijimi i skemës shtetësi-për-investime do të ishte në kundërshtim me rekomandimet e Raportit të katërt në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave dhe paketës së zgjerimit 202113…. Ky është një shqetësim i madh për BE-në në kuadër të marrëveshjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Komisioni vlerëson se nëse skema të tilla konsiderohen si një rrezik i shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet.’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY