Ambasada amerikane: Mbështesim organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët që luftojnë korrupsionin

Ambasada amerikane: Mbështesim organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët që luftojnë korrupsionin

41
0
Shares

SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare thuhet në një mesazh të Ambasadës Amerikane në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”.

Në postimin në rrjetet sociale ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY