Detaje të reja: E papritura që ndodhi kur kontrolluan telefonin e Gert...

Detaje të reja: E papritura që ndodhi kur kontrolluan telefonin e Gert Shehut

70
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala dha disa detaje të reja  në lidhjet me lëvizjet e personit që goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestë.

Lala tha gjatë bisedës në Opinion në tv Klan se policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktine e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.

Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë.

Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë.

Nga të dhënat e para janë kontradiktore, ai thotë se ka krijuar një mllef ndaj Berishës për shkak të ngjarjes së Gërdecit për shkak se ka patur një kushëri të punësuar. Më pas ka thënë se është një punë që duhej bërë.”,-tha Lala./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY