Kaq e madhe thyerja Rama-Yuri Kim, sa ministria e Jashtme jep lajmin...

Kaq e madhe thyerja Rama-Yuri Kim, sa ministria e Jashtme jep lajmin e largimit të saj para DASH

66
0
Shares

Ministria e Jashtme shpjegoi sot se ka nisur procedura e zëvëndësimit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente0, thuhet në një twitter të ministrisë së Jaahtme.

Habit fakti që këtë lajm e jep ministria e Jashtme shqiptare dhe jo DASH prej të cilit varet ambasadorja.

Yuri Kim është njohur si mbështetëse e palëkundur e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij dhe një kundërshtare e ish Presidentit Meta dhe kryetarit të PD, Berisha. Njohja e zgjedhjeve të prillit 2021 si të drejta dhe të lira prej saj vetëm pak orë pas mbylljes së numërimit ka lënë pa fjalë shumë njerëz në Shqipëri.

Muajt e fundit ka një thyerje të miqësisë mes Yuri Kim dhe Ramës çfarë e ka shtyrë edhe ministrinë e Jashtme të japë ajo lajmin e largimit të saj nga Shqipëria. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY