Mjeku i Gert Shehut: Raporti mjekësor ishte në përdorim vetëm nga policia

Mjeku i Gert Shehut: Raporti mjekësor ishte në përdorim vetëm nga policia

102
0
Shares

Mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi sot Sali Berishën me grusht në fytyrë tha se prej vitit 2018 kujdesej për kurimin e tij.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu se pse pikërisht sot, Gert Shehu doli në protestë dhe qëlloi kryedemokratin, mjeku tha se nuk donte të jepte një përgjigje.

“Dua të rri larg komenteve politike,” – u shpreh ai.

Sadik Lala sqaroi për Euronews Albania se raporti shëndetësor i cili u bë publik është autentik dhe i lëshuar nga vetë ai. Sipas tij familjarët e Gertit e kanë kërkuar pasi ky i fundit ka pasur një problem ligjor, për të cilin Lala nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.

“Dokumenti është autentik me numër regjistri. Është lehtësisht i verifikueshëm,” – u shpreh mjeku.

Ai tha se nuk e kuptonte si ky raport ka rënë në dorë të medias, kur është për përdorim vetëm nga policia.

Ndër të tjera Sadik Lala, shtoi se ishte i sëmurë dhe do të kthehej në zyrë të nesërmen pikërisht për të verifikuar të dhënat e pacientit të tij.

Më herët në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, nëna e Gert Shehut tha se i biri nuk kishte asnjë preferencë partiake, madje as nuk ushtronte të drejtën e votës. Euronews Albania

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY