Kreu i PD-se Sali Berisha ka shpallur sot edhe lajtmotivin ose sloganin kryesor të opozitës se pa votë të lirë nuk ka stabilitet në Shqipëri dhe se stabilikracion nuk mund të jetojë në kurriz të votës së lirë.
Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.
“Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë.
U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit.
Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanikë.
Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë.
Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat?
Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë”, tha ndër të tjera Berisha.
Në vijim Berisha tha se Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik, u shpreh ai.
“Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë. Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, e dimë ne shqiptarët. Në të shkuarën tonë, ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallim mes nesh dhe atyre ishte si mes natës dhe ditës. Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në e përmbysëm atë, por dolëm si një popull i uritur dhe u derdhëm në detra në eksode biblike. Sot, pas 31 vitesh, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë. Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë. Europa dhe bota dëgjuan se si hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale të shqiptarëve. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital. Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, që mori nga database e qeverisë, të dhënat personale të shqiptarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve për të ushtruar terror mbi shqiptarët. Përveç kësaj, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/