Berisha, mesazh për mediat e huaj: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni...

Berisha, mesazh për mediat e huaj: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha kishte një mesazh edhe për mediat e huaja nga të cilat kërkoi që ata të investigojnë krimet e Ramës, pasi do gjejnë gjëra tronditëse.

Berisha: Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkomëbtar.

Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij.

Ai është kryeministri i vetëm që e përdor korrupsion për të lobuar kundër atyre që e denoncojnë korrupsionin e tij.

Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai të ka marrë ndonjë gjë.

Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, siç bleu edhe kreun e opozitës. Ai blen deklarata ambasadorësh kundër kundërshtarëve të tij, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij.

Medieve evropiane dhe atyre amerikane u them investigojeni atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një reporter gjerman zbuloi se Edi Rama vepron si grup mafioz. Ju garantoj që do gjeni gjëra tronditëse.

Sot në Shqipëri ka ambasadorë që në shkelje të plotë të Konventës së Vjenës, bejnë gjithçka kundër opozitës, për emërimin e kreut të saj, duke akuzuar pa asnjë fakt apo dokument, liderin e shkelur me votën e lirë. Ndërkohë ulen krah për krah me vjedhësit e votës së lirë.

Opozita shqiptare përballet me lotimin korruptiv të George Soros. Por ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pavarur në mbrojtje të vlerave që përfaqësojmë.

Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë.

Ndaj ftoj mediat që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan.

Qyetarëve europianë u them se nuk është varfëria shkaku i këtij eksodi, por vjedhja që u bëhet atyre.

Berisha: Mesazhi im për liderët e BE është ky, në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia

Mesazhi im për BE-në është ky: Liderët që gjenden në Shqipëri i falënderoj, raportet e tyre kanë bërë një punë të çmuar për të ekspozuar monizmin e Edi Ramës.

Por Edi Rama ua shet samite dhe konferenca të sotme si mbështetje ndaj tij.

Ai mbahet në pushtet duke thënë se ka mbështetje ndërkombëtare. Unë nuk e besoj se ka një lider evropian që mbështet arkitektin e shpopullimit, që mbështet kryeministrin e lidhur me krimin dhe mafia. Në Shqipërinë e vërtetë, në pushtet është mafia. Sepse qeveria është e lidhur me krimin, drogën, e faktuar në përgjimet e shumta. Në Shqipëri është ndërtuar narkoshteti i parë në Europë. Tre ministrat e Brendshëm të kësaj qeverie, janë të lidhur me drogën. Një prej tyre është dërguar në Shtëpinë e Bardhë, një tjetër merret me samitin, në mos qoftë brenda.

Antimafia na ndihmoi, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që këta kriminelë të marrin vendin që u takon.

Shqipëria në të gjitha vlerësimet, vlerësohet si vendi më i korruptuar në Europë. E vërteta është se Edi Rama dhe nomenklatura e tij, janë më të korruptuarat, kurse shqiptarët e thjeshtë janë më të vjedhurit në Europë.

Këtë javë një skandal i ri ka shpërthyer. Edi Rama me arabin e tij Alabar po krijon parajsën e tij, ndaj i duhet të mbledhë para nga Europa dhe bota dhe t’i investojë në Portin e Durrësit.

Berisha: Me këtë samit merr goditje fatale projekti i Ballkanit të Hapur

Ky samit në Tiranë konsakron Procesin e Berlinit, që ne e mbështesim fuqimisht si projekt të pazëvendësushëm në rrugën e integrimit në BE.

Samiti gjithashtu, ndryn në arkivat e zeza projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

PD nuk është kurrë kundër bashkëpunimit të hapur në rajon, por ky projekt synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe ruse, duke sjellë konfliktualitet dhe përçarje.

Ky projekt synon izolimin dhe më vonë ndarjen e Kosovës.

Me këtë samit, merr goditje fatale projekti i Ballkanit të Hapur.

Duke përshëndetur sanksionet e BE ndaj Rusisë, ne dënojmë qëndrimin e Vuçiçit ndaj këtyre samiteve, sikundër dënojmë mbrojtjen që i bën Edi Rama Serbisë në këtë drejtim. Ai mbron defacto interesat e Serbisë si Rusia e vogël në Ballkan.

PD nuk do e pranojë kurrë Ballkanin e Hapur. Për PD-në, dielli lind nga Perëndimi.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe flamurin kombëtar. Zoti ju bekoftë ju, popullin opozitar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY