Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar sot të lirohet Gent Shehu i cili qëlloi me grusht ndaj tij pak minuta para fillimit të protestës.
“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës. Njerin edergoi ne Shtepine e Bardhe si narkotrafikant nderkombetar, tjeri po ruan sigurine e samitit sot”, tha Berisha para protestuesve.
Ndërkohë dallohet në fytyrën e Berishës një shenjë e kuqe, e cila i ka mbetur nga goditja.
Roja personale e Berishës ka ndërhyrë menjëherë dhe po ashtu edhe persona të tjerë afër tij. Megjithatë goditja nuk u shmang. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/