Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha sot se Gert Shehu që qëlloi ndaj kreut të opozitës Sali Berisha nuk ëahtë agjent i policisë së shtetit.
Rrumbullaku i drejtohet Berishës me “deputeti Berisha” njësoj si qeveria, kryetarja e kuvendit dhe PS duke keqinformuar, dezinformuar në lidhje edhe me faktin se Berisha drejton opozitën.
Deklarata e Rrumbullakut:
Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të angazhuar për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, këto ishin orë të gjata pune në krye të detyrës, por edhe një akt krenarie, pasi një event i rëndësishëm, siç është ky samit, u përmbyll me sukses.
Falë masave të sigurisë së lartë, punimet e Samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Gjej rastin të përcjell 2 mesazhe falënderimi, së pari për të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, si dhe një falënderim të posaçëm për qytetarët, që treguan durim, pasi shumë akse rrugore që ishin brenda perimetrit të sigurisë, na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë.
Gjithashtu, Policia e Shtetit mori masa për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që u zhvillua sot në mesditë, të lajmëruar nga opozita.
Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.
Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj.
Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:
Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.
Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.
Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës.
Ndërkohë, sigurojmë deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/