Një numër i madh protestuesish ndodhen që në mëngjesin e sotëm në Tiranë. Të paktën 1600 persona bën me dije selia blu nga Elbasani janë aktualisht në kryeqytet për të asistuar në protestën e thirrur sot.
Protestës do t’i bashkohen dhe qytetarë nga Korça, Pogradeci, Devolli, Maliqi, Fieri, Patosi e Lushnja. Prej orëve të para të mëngjesit nga Korça janë nisur mbi 200 protestues me makinat e tyre dhe me autobusë, të organizuar, bën me dije kryetari i PD-së Korçë Devis Osmani.
Rreth 200 protestues janë nisur nga Pogradeci, mbi 100 protestues nga Devolli, rreth 250 të tjerë nga Maliqi. Rreth 800 protestues nga Fieri janë nisur drejt Tiranës me automjetet e tyre.
50 protestues janë nisur nga Patosi, 50 nga Mallakastra dhe 100 nga Roskoveci , me automjete private. Nga Lushnja janë nisur drejt kryeqytetit 300 protestues.
Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit këtë herë kanë udhëtuar me makinat e tyre private, duke shmangur lëvizjen me automjete të shërbimit publik, duke qenë se kjo e martë përkon edhe me samitin BE-Ballkani Perëndimor. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/