“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, por edhe plagosje nënoperacion, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas ndërsa nis procedim penal për një punonjës policie
Është bërë arrestimi në flagrancë të shtetasit:
1. K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërëpër V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E.M. lindur në Fier; dhe
-E.H lindur në Fier.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.
Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Wolksvagen i marrë me qera.
Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve tësipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane.
Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit tëpolicisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/