Balotazhi në PD e Tiranës, çfarë thonë Këlliçi dhe Alimehmeti

Balotazhi në PD e Tiranës, çfarë thonë Këlliçi dhe Alimehmeti

67
0
Shares

Partia Demokratike nuk ka ende nje kandidat zyrtar për bashkinë e Tiranës, pasi asnjë kandidat nuk arriti mbi 50% të votave.

Balotazhi do zhvillohet mes dy kandidatëve më të votuar, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Këlliçi grumbulloi 4040, por pa mundur të kalojë pragun e 50% + 1 votë.

Kurse Ilir Alimehmeti mori 2196 vota.

Reagimi i Alimehmetit:

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.

-Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!

-Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment!

-Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!” shkruan ai.

Reagimi i Këlliçit:

“Për demokratët e Tiranës dhe simpatizantët që nderuan procesin me pjesëmarrjen e tyre, shpreh nga zemra të gjithë mirënjohjen time dhe të ekipit tim. I dhanë vlerë procesit dhe respekt kandidatëve. Faleminderit!

Falenderoj komisionerët dhe vëzhguesit, të gjithë sa janë, për lodhjen dhe qëndrimin në shërbim të zgjedhësve!

Falenderimi i tretë i shkon numëruesve dhe vëzhguesve të secilit kandidat, që do të bashkohen për të verifikuar e numëruar çdo votë! Sytë i kemi nga ju. Çdo votë është një rrahje zemre.

Falenderoj mediat, në veçanti gazetarët e terrenit, për orët e gjata të mbulimit mediatik të Primareve Bashkiake!

E mbyll me një falenderim për të gjithë ata opozitarë shqiptarë, që na dhanë besim e që nuk i hapën derën e shtëpisë diversionit të kundërshtarit tonë të përbashkët,” shkruan Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY