Shembja e “Prestige Resort”, Noka: Provë e marrëzisë së Edi Ramës

Shembja e “Prestige Resort”, Noka: Provë e marrëzisë së Edi Ramës

78
0
Shares

Shembja e “Prestige Resort”, ëahtë provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak, tja sot në një deklaratë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Më 6 dhjetor shqiptarët do të jenë në shesh, tha ai.

Deklarata:

Hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak.

Edhe pse mbeteshin vetëm pak orë para se gjykata Administrative të shprehej për anulimin ose jo të vendimit për shembjen, jeniçerët e qeverisë kanë shtypur butonin e tritolit.
30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.

Qindra punonjës kanë humbur punën, rrogat dhe sigurinë për fëmijët dhe familjarët.

Sektori mediatik është tkurrur dhe do t’i rikonsiderojë kritikat dhe linjat editoriale ndaj qeverisë.

Komuniteti i biznesit është tulatur kur ka parë një investim madhor të përfundojë në det.
Shqiptarët e mëdyshur, të ikin apo të rrinë në Shqipëri, kanë ‘votuar’ pro largimit.
Shqiptarët e mbetur këtu, ashtu si në rastin e kompleksit Jon në Vlorë apo të Agon Channel në Tiranë, do ta paguajnë një më një faturën financiare që një gjykatë europiane do t’i lëshojë qeverisë shqiptare.

Partia Demokratike i neverit dhe dënon me ashpërsi vendime dhe akte të tilla, që janë imitime të verbra dhune dhe frike ushtruar nga Talebanët në Afganistan.

Ne i mëshojmë fort idesë se vlerat universale si e drejta e pronës, lirisë së shprehjes dhe qëndrimeve, apo dhe e drejta për t’u ankimuar dhe dëgjuar në gjykatë, janë të patjetërsueshme.

Kur këto të drejta shkelen publikisht dhe përdhunisht, vendi dhe qytetarët e tij janë në rrezik.

Sido që të jetë, dhuna qeveritare nuk na tremb dhe Edi Ramës do t’i përgjigjemi me forcën e së drejtës me drejtësinë e popullit dhe me mbështetjen e vlerave europiane.

6 dhjetori është dita, dhe Bulevardi është vendi për t’i thënë Stop kësaj bande, që barbarizmat i shet për forcë të ligjit dhe ligjin e përdor sipas dëshirës për të trembur kundështarët politikë dhe kritikët mediatikë.

Një thirrje për ndërkombëtarët vlen sot dhe në çdo rast: Enver Hoxha kështu e nisi, duke goditur tregtarët dhe kundërshtarët politikë.

Në fund, pasi e kishte pastruar treatrin e brendshëm, ai përzuri edhe ambasadat dhe diplomatët e huaj të padëshiruar.

Eshte koha që t’i dalim para kësaj marrëzie. Eshte koha t’i dalim zot Shqipërisë!
Nuk mund të jemi spektatorë të kantierit të një të marri, që dhunën e konsideron punë dhe ligjin hu dhe litar për ata që nuk i binden.
Të bëhemi bashkë të martën dhe t’ia hedhim në erë iluzionin se ai mund të bëjë si dhe çfarë të dojë me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY