“Primaret rruga e vetme për t’i dhënë pushtetin simpatizantëve dhe demokratëve. Në...

“Primaret rruga e vetme për t’i dhënë pushtetin simpatizantëve dhe demokratëve. Në 12 muaj anëtarë e PD-së votuan 5 herë“

52
0
Shares

Primaret rruga e vetme për t’i dhënë pushtetin simpatizantëve dhe demokratëve. Në 12 muaj anëtarë e PD-së votuan 5 herë, deklroi këtë mbrëmje nga selia e PD, kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Deklarata:

Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive. Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.
Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi.
Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot.
Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre. r.k

FJALA E KREU TË PD-së, SALI BERISHA NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive. Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.

Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi.

Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot.

Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj.

Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë theksoj se procedura e sotme dhe primaret, shënojnë gjithashtu hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve.

Imagjinoni për një moment, këtë gjallëri, aktivitet, transparent publik para medieve dhe shqiptarëve, në zhvillimet në skutat mafioze të partisë tjetër, tek e cila siç e dini, njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, të dhënë seç ndodh brenda atij bodrumi, apo shpelle, përveç klithmat prokolalike të përditshme, nga mëngjesi deri në darkë të asaj force politike që gjithçka mund të jetë, por jo demokratike, tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit që quhet PS, por tashmë e kthyer në orgjinë.

Në këtë kontekst, shpresoj se kjo procedurë, këto primare ju rikujtojnë shqiptarëve se rruga e vetme është vota e lirë se nuk ka demokraci pa votën e lirë dhe ne shkojmë në këto zgjedhje më ballëhapur se asnjëherë para anëtarëve, simpatizantëve tanë, por edhe mbarë shqiptarëve.

Ne nuk fshehëm gjë, shpallëm publikisht ata që garuan dhe sot numërohen votat në mbarë vendin.

Ndaj dhe njëherë, shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë dhe votuan sot.

Vlerësoj se absolutisht nuk mund të ishte një proces i përsosur, jo, nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë.

Eksperienca e këtij procesi pasuron PD-në për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Primaret janë rruga e vetme për ti dhënë pushtetin që meritojnë, dinjitetin e tyre anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë, janë rruga e vetme për të hapur PD-në, për të forcuar atë si një forcë politike demokratike të të ardhmes.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY