Rama tallet me shembjen e “Prestige Resort”: E kemi për frikë ndaj...

Rama tallet me shembjen e “Prestige Resort”: E kemi për frikë ndaj të tjerëve

126
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot pronarin e Prestige Resort dhe mediat në lidhje me shembjen e hotelit.

”Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!”,  shkruan Rama në twittet.

Në vijim Rama thotë se përmes shembjes së këtij hoteli ka ndërmend të trembë të tjerët që të mos ndërtojnë.

Rama nuk shpjegoi standartin e dyfishtë në lidhje me ndërtimet pa leje në kullat e Tiranës.

”Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi! Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!”, thotë Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY