Berisha voton për primare: Burim drite për demokracinë

Berisha voton për primare: Burim drite për demokracinë

54
0
Shares

Sot është një ditë e madhe për PD-në, është një burim drite për demokracinë shqiptare, tha kreu i PD, Sali Berisha fill pasi votoi në Primare.

Sali Berisha: Është një ditë e madhe për PD-në, është një burim drite për demokracinë shqiptare, kjo ditë në të cilën dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.
Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri, një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes së saj, e grabitjes së saj, një armik që e përzuri përfundimisht votën nga partia e tij dhe shndërroi PS-në, e riktheu në origjinë, parti pa votë, parti e njishit, parti e mafias, parti potencialisht e terrorizmit, dhe të gjithë negativitetet që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz, si shpellë mafioze, dhe jo si komunitet i një bashkësie të lirë.
Edi Rama është i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.
Në këtë kontekst, ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri.
Demokratët, duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qytetar të parë të bashkive të tyre, shumëfishojnë forcat, shumëfishojnë energjitë për t’u përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe që quhet regjimi i Edi Ramës, për të përmbysur monizmin që sundon në Shqipëri dhe bazohet në drogën, krimin, vjedhjen e votës.
Ky moment, ky zhvillim pas krijimit të pluralizmit politik në Shqipëri, shënon aktin më madhor në historinë e PD-së, pranimin e pluralitetit në gjirin e kësaj partie, shënon hapjen më të madhe në tërësi historinë e një force politike shqiptare.
Sot konkurrojnë mbi 200 e ca kandidatë në 60 bashki të vendit.

Berisha: Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët

Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara.
Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi.
Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti.
Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë gara. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY