Mijëra anëtarë të PD dhe simpatizantë nisën votimet në primare në të gjithë vendin.
Që në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, e para e këtij lloji në politikën shqiptare.
Kandidatët garojnë për të përfaqësuar demokratët dhe opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Në selinë qëndrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton procesi i votimit po zhvillohet normalisht në të gjitha degët ë Partisë Demokratike ku zhvillohen Primaret sot!
Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit: në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.
Data 4 dhjetor është një ditë historike jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët! Anëtarë e simpatizantë të PD do të zgjedhin me votën e tyre kandidatin e tyre për kryetar të bashkisë, thuhet në deklaratën e firmosur nga Albana Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/