Pollo: Ngatërresa “Ballkan i Hapur” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët...

Pollo: Ngatërresa “Ballkan i Hapur” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas e serbë

43
0
Shares

Ngatërresa “BallkanHapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas e serbë apeloi Genc Pollo në Shkup në një konferencë të Levizjes Paneuropiane. “Procesi i Berlinit është udhë europiane
për të gjitha shtetet e rajonit që bashkon e nuk përçan.”

Pollo ju referua qëndrimit refuzues të Parlamentit Europian para një jave ndaj kësaj nisme të cilësuar nga rezoluta e Strasburgut si jo-europiane.
Pollo mori pjesë si kryetar i Paneuropës shqiptare përkrah eurodeputetit austriak Lukas Mandl, homologut maqedonas Andrej Lepavcov dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Paneuropës Ndërkombëtare Pavo Barišić. Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që turma serbësh në Austri e gjetkë të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve” vetëm se Serbia u mund nga Zvicra në futboll. Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vucicit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi deshtuan me spastrimin etnik dy dekada më parë. Pollo kujtoi se Parlamenti Europian kerkoi ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri kur Beogradi të adoptoje sanksionet anti Putin të Bashkimit Europian. Ai u shpreh se shpresonte që Komisioni Europian dhe shtetet anëtare të BE të mbanin të njëjtin qendrim ndaj ketij regjimi gati putinian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY