Janë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 19 vjeçares në Pire të Greqisë nga i dashuri saj 24 vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.
Qamil Taja qëlloi me armë zjarri ndaj Kristjana Brakaj e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria , duke u kthyer nga puna, kanë nisur sherrin.
Burri, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19 vjeçarja ishte në divan, e ka drejtuar me gisht, ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar një herë në kokë.
Më pas, ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer.
Aty i ka thënë me qetësi policisë : “Është koha të dorëzohemi sepse kam vrarë partneren në banesë” . Policia ka shkuar në rrugën Vamva dhe brenda banesës ka gjetur 19 vjeçaren të pajetë në divan me një plumb në kokë dhe armën e krimit të futur në frigorifer.
Sipas informacioneve, 24 vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi i vetëdorëzuar punonte në një lokal në Troumba dhe 19 vjeçaria punonte në një lokal nate në Kallithea. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/