Çfarë u bisedua në Athinë për kufijtë detarë, Xhaçka: Ishte takim...

Çfarë u bisedua në Athinë për kufijtë detarë, Xhaçka: Ishte takim konstruktiv për të gjitha çështjet

38
0
Shares

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga takimi që u mbajt sot në Athinë mes ministres së Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka dhe homologut grek Nikos Dendias.

Kryediplomati grek po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje që do t’i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Rezultati i takimit të sotëm do të përcaktojë në një masë të madhe rezultatin e vizitës së javës së ardhshme në Shqipëri të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ku pritet të takohet me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Në takimet e tyre të mëparshme, lideri shqiptar ra dakord për nevojën për të ecur përpara me marrëveshjen. Megjithatë, asnjë takim në nivel teknik nuk ka ndodhur për të çuar më tej marrëveshjen. Një pengesë qendrore në lidhje me demarkacionin është ndikimi i ishujve Ereikousa dhe Othona, pasi Shqipëria nuk pranon parimin e vijës mesatare dhe ndikimin e plotë të këtyre ishujve”, shkruan “Ekathemerini”.

Pas takimit ministrja shqiptare Olta Xhaçka tha se ishte një takim konstruktiv.

”Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri Greqi.

Mirënjohje ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi. Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popujve tanë dhe të rajonit”, shkruan Xhaçka në rrjete sociale.

Takimi vjen në një kohë kur Athina është e vendosur të mbyllë shtrirjen të zonës detare me të gjitha vendet fqinje (përveç Ankarasë). Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord tashmë në 2009 për një zgjidhje sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike, por ajo nuk u zbatua kurrë pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Media greke e konsideron Ankaranë një faktor të rëndësishëm në këtë proces, pasi sipas saj Erdogani ka përdorur ndikimin në Shqipëri duke i hequr nga duart fitoren diplomatike Athinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY