Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi është zgjedhur si zëvendës Presidente e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore, MNRA.
27 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë, u përfshin në procesin e votimit. Armela Krasniqi do të ushtrojë detyrën në një kohë kur Presidenca e MNRA mbahet nga Presidenti i Rregullatorit kroat.
Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore është themeluar në nëntor të vitit 1997.
Pjesë e Rrjetit janë autoritete rregullatore të Francës, Spanjës, Izraelit, Italisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Marokut etj, vende që përfshijnë gjirin e Mesdheut. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/