Një 40 vjeçar u plagos me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Danjel Bushi është qëlluar me armë zjarri nga 28 vjeçari Gabriel Peqini, i cil tashmë është shpallur në kërkim.
Detajet:
Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/