Ku të peshkoni me grep në Durrës dhe Lezhë, guida e rrallë...

Ku të peshkoni me grep në Durrës dhe Lezhë, guida e rrallë për peshkatarët amatorë

3907
0
Shares

Një guidë e rrallë me të pakTën 44 vende peshkimi është përgaditur dhe publikuar në rrjete sociale ditëT e fundit. Guida përmban ‘location’ për secilin prej këtyre pikave të peshkimit dhe ndërkohë ofron të dhëna të bollshme në lidhje me peshqit apo speciet e tjera detare që mund të peshkohen në secilën prej tyre. Guida është e publikuar në Facebook në shqip dhe anglisht, në Instagram në shqip dhe anglisht si dhe në You Tube .

Po ashtu në të janë përfshirë edhe rregullat e peshkimit çlodhës e turistik duke shënuar kështu edhe rastin e parë kur një dokument i tillë vihet në shërbim të turistëve të peshkimit me grep.

Guida është përpiluar nga Qendra për Transparencë dhe Infromim të Lirë dhe mbështetur nga PNUD Albania.

Përvec të dhënave të peshkimit, guida ofron përmes videove dhe fotove pamje të mrekullueshme nga zona shumë prej të cilave shkelen rrallë nga banorë apo turistë, ndërkohe që mund të zbuloni edhe metodat e peshkimit tradicional por edhe ato të përshtatura përmes ‘një inovacioni’ që nuk do ju shkonte në mend.

Më poshtë është guida e peshkimit çlodhës (amator) për bregdetin e qarkut të Durrësit.

Guida e peshkimit çlodhës për qarkun e Durrësit:

1.Plazhi i Durresit, Shkembi i Kavajes

Ndodhet 43,4 km nga Tirana dhe përshkohet përafërisht për 45 minuta; 34 km nga Rinasi dhe përshkohet për 40 minuta;9,5 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 13 minuta, varësisht nga trafiku. Për të shkuar në destinacion nga Tirana mund të ndiqni autostradën Tiranë Durrës dhe të ktheheni në mbikalimin e Shkozetit për të ndjekur pas 2 km rrugën anësore që të nxjerr tek Plepat. Tek rotonda në Plepa ndiqni krahun e djathtë të rrugës anësore të Plazhit dhe ecni afro 500 m deri sa arrini ngjitur me Shkëmbin e Kavajës, Më pas ndiqni një rrugicë në të djathtë dhe për 20 metra jeni në breg të detit.

Pothuajse i gjithë plazhi i Durrësit që nis nga rruga e Pishave përtej Shkëmbit të Kavajës deri tek Hekurudha është një ‘pistë’ e hapur për peshkim çlodhës gjatë stinëve që nuk pushues që nga fundi i shtatorit deri në fillim të majit.

Megjithatë secili mund të zgjedhë vendin e tij të preferuar për të hedhur grepat.

Sugjerojmë pjesën më të ngushtë të rërës që ndodhet fill poshtë Shkëmbit të Kavajës. Kjo për shkak të një pamje jotipike të plazhit të Durrësit. Përmes rrugicave të ngushta mes hoteleve keni përballë detit Shkëmbin e Kavajës që ofron një pamje të rrallë shkëmbore dhe të ashpër në kontrast me detin dhe rërën.

Rreth e rrotull keni pafund bare dhe restorante sipas shijes dhe dëshirës për të kaluar çaste çlodhëse përgjatë orëve të peshkimit.

Duhet mbajtur parasysh se peshkimi me grep përgjatë plazhit të Durrësit është i ndaluar gjatë kohës së sezonit turistik. Por ndërkohë mund të gjeni një vend afro 200 metra larg nga pushuesit.

Peshqit që mund të gjuhen përgjatë plazhit të Durrësit janë qefulli, koc, levrek, bishtzezë, çafërr, peshku shtizë, gjilpërëz.

Fakte të shpejta (kick facts)

Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Durrës:

Plazhi i Currilave:9.5 km

Muzeu arkeologjik i Durrësit: 9.5 km

Amfiteatri i Durrësit: 9.3 km

Pedonalja e Currilave: 9.3 km

Rruga Tregtare: 9 km

Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit, Arapaj, Durres, 7 km, 14 min

2.Plazhi Teuta, Pista Kosova

https://maps.google.com/maps?q=41.31097412109375%2C19.478029251098633&z=17&hl=en

Ndodhet 39  km nga Tirana, dhe përshkohet përafërsisht për 38 minuta; 29 km nga Rinasi  dhe përshkrohet për 27 minuta; 3.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për rreth 9 minuta, varësisht nga trafiku. Për të shkuar në destinacion nga Tirana mund të ndiqni autostradën Tiranë Durrës dhe të ktheheni në mbikalimin e Portit për të ndjekur pas 3 km rrugën anësore “Pavarësia” dhe më pas merrni një kthesë djathtas, pranë kompleksit Teuta.

Vendi më i preferuar për të hedhur grepat është gjatësia e pistës e cila në fund të saj ka një det me thellësi deri në 2 metra.

Brenda pistës ka bare dhe restorant por vetëm pak metra prej aty mund të frekuentoni hotele, bare dhe restorante të shijeve të ndryshme.

Peshkimi me grep përgjatë plazhit të Durrësit është i ndaluar gjatë kohës së sezonit turistik. Por ndërkohë në skajin fundor të pistës është distancë e mjaftueshme nga pushuesit.

Në pistë mund të gjuani qefull, koc, levrek, bishtzezë, çafërr, peshku shtizë, sir ose lic, gjilpërëz, palamid.

Por pranë jush mund të ketë edhe gjuetarë të oktapodëve që fshihen në gurët e pistës. Disa nga këta gjuetarë i kapin ata me dorë pasi i vëzhgojnë mes gurëve apo në momentin kur oktapodët gjuajnë për vete.

Një prej tyre thotë se ka kapur 3 oktapodë në pak orë.

Fakte të shpejta (kick facts)

Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Durrës:

Plazhi i Currilave:3.6 km

Muzeu arkeologjik i Durrësit: 3.6 km

Amfiteatri i Durrësit: 3.4 km

Pedonalja e Currilave: 3.6 km

Rruga Tregtare: 3.4 km

Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit, Arapaj, Durres, 8.5 km, 13 min

3.Porti i peshkimit Durres:

Ndodhet në pjesën veriperendimore të portit të Durrësit. 200 metra nga dera kryesore e portit, 600 metra nga qendra e qytetit të Durrësit, 45 km nga Tirana dhe 30 km nga Rinasi.

Peshku që mund të gjendet këtu më së shumti është qefulli, por edhe peshq të tjerë si levrek, koc, sir, mormur, gof, etj.

Qefulli preferon këtë ambinet për shkak të mbeturinave të peshkut që hidhen nga anijet e peskimit.

Për të peshkuar në këtë zonë mund të shkoni në këmbë, me bicikletë apo makinë. Hyrja është nga porta veriore e Portit. Duhet të kenë një dokument identifikimi me vetepër të marrë autorizimin për të hyrë në Port.

Pagesa për autorizim është 250 lekë. Nuk ka rradhë ose vonesë. Mund të merrni edhe makinën me vete dhe ta parkoni në ambientet e Portit të Peshkimit ku ka ambinente të bollshme për parkim.

Nuk ka kufuzime kohore për hyrjen në port.

Në portin e Peshkimit ndodhet një bar restorant. Aty mund të merrni kafe, pije freskuese, mëngjes apo drekë.

Restoranti në drekë ofron gatime peshku të freskët i cili merret direkt nga peshkarexhat që ankorohen ngjitur me restorantin.

Cmimet në restorant janë më të ulta se sa në restorantet jashtë portit.

Kujdes; Nuk lejohet të peshkosh në portën hyresë nga deti të portit. Por ndërkohë mund të shfrytëzohet argjinatura e gjatë në krahun tjetër të Portit të Peshkimit.

Fakte të shpejta (kick facts)

Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Durrës:

Plazhi i Hekurudhës:2 km

Plazhi i Adriatikut: 3 km

Plazhi i Golemit: 5km

Plazhi i Currilave:1 km

Muzeu arkeologjik i Durrësit: 1 km

Amfiteatri i Durrësit: 0,8 km

Pedonalja e Currilave: 500 m

Rruga Tregtare: 200 m

4.Pedonalja, zhytje dhe gjueti oktapodesh

Ndodhet në fund të pedonales së Currilave, një ndër vendet më atraktive të qytetit të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Mund të konsiderohet një destinacion peshkimi po ashtu ndërsa mund të gjuhet oktapod përmes zhytjes me kostum dhe pajisjeve të tjera të gjuetisë me zhytje sic janë pushka e detit dhe shtizat.

Oktapodi ka gjen këtu një habitat të shkelqyer për të jetuar dhe ushqyer për shkak se zona detare afër bregut është e mbushur me rrënojat e vjetra të qytetit antik të Durrësit.

Turizmi nënujor në Durrës është ndër hapat e parë. Kërkuesit arkeologjikë gjetën në këtë hapësirë nënujore “Dolium”, enën e madhe të verës, unike në gjetjet arkeologjike në Shqipëri e nxjerrë nga një anije romake të shek. II-III pas Krishtit e mbytyr në Durrës. Ena është vendosur në në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Janë dashur rreth 3 muaj për shkripëzimin e saj dhe 8 muaj për t’u restauruar. Pas një pune të gjatë, Dolium është ekspozuar në muze i cili ndodhet vetëm 190 metra nga pika e peshkimit të oktapodit dhe përshkrohet në këmbë për 2 minuta.

Zona është ndër më të fekuentuarat e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Përgjatë bregut janë ndërtuar një sërë retorantesh që të ofrojnë shumëllojshmëri gatimi dhe kuzhinash me produkte deti dhe pica.

Në të njëjtën rrugë është gelateri Cela, ku tregtohen akulloret më të njohura në Durrës dhe në vend me të gjitha llojet e shijeve me fruta, lule dhe aroma bimësh autoktone. Ndërkaq mund të shijoni edhe ‘international cooking’ si KFC dhe Sushi.

Po ashtu mund të soditni qytetin e Durrësit, portin dhe kodrat rreth tij duke qëndruar në “Sfinks”, një ndërtim i kohëve të fundit.

Në foto është një nga rastet e zhytjes për peshkim. Në foto dhe video shihet një person që është veshur me kostumin ujor, ndërsa është pajisur edhe më armën e gjuetisë. Ai pret të kapë oktapod por nëse ndonjë peshk shfaqet diku pranë tij ai me siguri do ta qëllojë.

Kujdes: Duhet konsideruar në cdo zhytje apo lëvizje me not balona pluskuese si shenjë dalluese për varkat apo mororët e ujit që mund të levizin në zonë.

 Cfarë mund të vizitosh në pak minuta ecje:

Torra Veneciane:

Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV-të. Ajo ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m. Ajo është e pajisur me 5 frëngji dhe 3 ndarje. Perimetri sipër mbyllet me bedena ndërsa ngjitja në kullë bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të pjerrta.

Muzeu arkeologjik

Muzeu Arkeologjik është funksional që prej 13 marsit 1951. Në kanatet e muzeut mund të gjenden gjetje prehistorike në Durrës dhe zonat përreth, përfshirë periudhat arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re. Më pas janë ekspozuar gjetje nga zhvillimi ekonomik, politik e  kulturor i Dyrrachiumit romak. Periudha mesjetare përshin 15 shekuj, nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.

5.Currila, Plazhi i Kallmit, afër Portit të Gjermanit

Destinacioni ndodhet 5.3 km nga qendra e Durrësit dhe mund të shkohet atje për 16 minuta me makinë. Ndërsa nga Tirana ka një largësi prej 43 km dhe bëhet për 55 minuta. Largësia nga Rinasi është 33 km dhe shkohet në destinacion për 38 minuta.

Një barriere që zgjatet nga bregu rreth 50 metra nga Porti i Gjermanit, është një vend ideal për peshkim në qetësi dhe duke soditur ndërkohë bukuritë e bregdetit në Currila.

Tek Porti gjerman ka restorant dhe kafe; mol për skaf, plazh i qetë dhe për fëmijë. Ndërkaq peshkimi nuk lejohet brenda molit të portit.

Por mund të shfrytëzohet rruga që shpie tek Porti i Gjermanit dhe më pas përmes plazhit të vogël mund të sistemohesh në një vend të pëlqyeshëm në argjinaturën prej guri.

Thellësia e detit mund të shkojë më shumë se 1 metër, uji është i kaltër dhe shumë shkëmbinj përgjatë tij. Kapet koc, levrek, barbun, kallamare, sepje, barrakude, lic ose sir, skadhinë.

Është vend ideal për të kapur në stinë të ndryshme edhe guacka, përfshirë midhje. Zakonisht ka gjithnjë 3-4 persona që peshkojnë me grep ndërkohë që është mjaft afër qytetit të Durrësit dhe mund të shkohet deri aty përvec makinës edhe me bicikletë apo në këmbë.

Kur të mbaroni peshkimin ju mund të vizitoni prej këtu edhe këto dy vende të theksuara në Durrës:

Pallati i Mbretit Zog I

Pallati mbretëror u ndërtua në vitin 1937 në stilin e ndërtimit neo-klasik i përdorur në fillim të shek. XX-të. Në fasadën ballore është gdhendur figura e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Rruga Tregtare

“Rruga Tregtare” e njohur sot si “Bulevardi Epidamn”, u ndërtua pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i vitit 1926. Në të dy anët e kësaj rruge, atëherë u ngritën ndërtesa dy e tre katëshe (vila), sipas arkitekturës së kohës. Katet e sipërme shërbenin për banim ndërsa katet e para ishin për tregtim, prejt të cilave mori edhe emrin “Rruga tregtare”.

Fakte të shpejta (kick facts)

Ku mund të shkoni ndërkohë që keni përfunduar peshkimin në Currila:

Plazhi Teuta:10 km

Plazhi i Adriatikut: 9.1 km

Muzeu arkeologjik i Durrësit: 2,5 km

Amfiteatri i Durrësit: 2,5 km

Pedonalja e Currilave: 2,5km

Feniksi: 2.5km

6.Currila afër ‘My heaven BBR’ bar

 

Për të shkuar deri atje duhet të ndiqni rrugën e Currilave në drejtim të kodrave bregut të detit dhe pikërisht aty ku është ‘location’ do të ktheheni majtas. Është një rrugë e hapur e shkurtër deri në breg të detit jo më shumë se 15 metra.

Në të dy anët nuk ka lokale dhe ai më i afërti është ‘My Heaven BBR’, një bar i këndshëm dhe i thjeshtë pranë të cilit është edhe një plazh me pak zhezlonge. Do të shijoni qetësinë dhe peshkimin mes zhurmës së vogël të valëve penguar herë pas here nga shkëmbinjtë e vecuar që kanë nxjerë vetëm pak kokat e tyre mbi ujë.

Mund të peshkoni me grep apo me rrjeta të vogla si prezevol. Ndërkohë është një vend ideal për mbledhjen e guackave, midhjeve të zeza që mund të gjenden të kapura në shkëmbinjtë e shpeshtë të zonës.

Largësia nga Durrësi është 6.5 km dhe përshkohet me makinë për 21 minuta. Por mund të kryhet edhe me bicikletë apo në këmbë, duke ndjekur gjithnjë rrugën automobilistike.

Largësia nga Tirana është 44 km dhe përshkohet për 59 minuta. Ndërsa largësia nga Rinasi është 34 km dhe përshkohet për 42 minuta.

Nëse përshkoni rrugën e Currilave në këmbë në muajin gusht është e mundur të ngopeni me manaferra që janë përgjatë gjithë rrugës dhe të bollshëm.

Peshqit që mund të bien në grep janë levreku, koci, barbuni, por edhe ndonjë sir apo skorfon.

Nëse jeni i fiksuar pas peshkimit të oktapodit mund ta bëni edhe këtu përmes disa tubave plastike rreth 50-80 cm që shëbejnë për rehatinë e oktapodit dhe ndillen me këmbë pule ose sardele.

Oktapodi zë vend atje edhe për ushqim e vënë por edhe si pozicion të preferuar për tu fshehur spo gjuajtur. Më pas tubat merren dhe nxirren prej aty oktapodët.

7.Pika Shpresimi, Bishti I Palles

Destinacioni i peshkimit ndodhet 11.3 km nga Durrësi dhe përshkohet me makinë për 24 minuta. Ndërsa nga Tirana është 48.5 km dhe përshkohet për 1 orë. Nga Rinasi është 39 km dhe përshkohet me makinë për 45 minuta.

 

Ai ndodhet në Bishtin e Pallës, një kep që shtrihet që nga Currilat e deri afër sektorit Rinia duke krijuar një gji kënetor të preferuar edhe nga numër zogjsh shtegtarë.

Pika e peshkimit është vetëm 100 metra nga hotel Shpresimi. Është një breg me gurë, fare pak rërë, jo tipik për plazhet e Adriatikut. Aty mund të peshkoni në qetësi ndërkohë që pak varka peshkatarësh e përdorin stacionin për të ankoruar varkat e tyre kur kthehen nga peshkimi. Pastrimi i rrjetave aty e bën të pëlqyeshëm për peshqit atë zonë.

Ndërsa peshkoni përballë keni një lagunë që ndryshe thirret ‘Gropat e Bishtit të Pallës’, ku mund të vëzhgoni rosa të ndryshme, zogj por ndonjëherë edhe pelikanë.

Më herët para vendosjes së moratoriumit të gjuetisë aty gjuhej për rosa dhe zogj të tjerë nga gjuetarë të ardhur nga Durrësi dhe Tirana.

Gjatë peshkimit mund të ndodhë që peshkun që keni zënë ta ketë kafshuar në të njëjtën kohë një gaforre blu. Gaforrja është mjaft e përhapur në ujërat e cekëta të bregut të detit. Ajo shtohet shpejt dhe ka pak armiq në ujërat e Adriatikut apo edhe në kenetat që lidhen me detin përgjatë bregdetit, për shkak se është e ardhur vetëm vitet e fundit në mënyrë aksidentale nga Amerika e Veriut dhe shpërndarë më pas në të gjithë Mesdheun.

Gjatë peshkimit mun të zini levrek, koc, barbun, por edhe ndonjë sir apo skorfon, barrakudë, korb dhe natyrisht edhe oktapod përmes tubave..

Shënim: Bishti i Pallës mund të gjendet në shumë prej hartave me emrin Kepi i Palit. Ka pasur një diskutim të gjatë prej shekujsh në lidhje me emrin e këtij kepi në veri të Durrësit. Në disa dokumenta të shek 11 ai përmendet si Kepi i Pallës ndërsa më vonë si Kepi i Palit. Në ditët tona u përshtat me emrin Bishti i Pallës.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë që nga viti 2000 e quan Bishtin e Pallës, Kepi i Palit në shënimet dhe harta e saj.

Pjesa veriperëndimore e Bishtit të Pallës nuk mund të fekuentohet pa një autorizim nga autoritetet ushtarake për shkak se është zonë e ndaluar.

8.Pika Portez beach

Destinacioni Portëz është 10.2 km nga Durrësi, rrugë që përshkohet me makinë për 23 minuta. Ndërsa nga Tirana ajo është 47.7 km dhe përshkohet për 59 minuta. Nga Rinasi është 37.8 km dhe kryhet me makinë për 43 minuta.

Për të shkuar nga Durrësi mund të ndiqni rrugën për në Porto Romano që kalon nga pas kodrave të Currilave, vijon më pas në rrugën Shën Pali dhe kthehesh majtas pas 5 km rrugë ose 12 minuta ecje. Portëz është i lokalizuar si resort për pushuesit në pikën më të ngushtë të Bishtit të Pallës. Nga njëri breg në tjetrin nuk është më shumë se 600 metra.

Për të shkuar atje nga Tirana apo Rinasi ndiqni autostradën Tiranë Durrës dhe në mbikalimin e Kënetës dilni nga autostrada dhe merrni për në veri, një rrugë e drejtë deri në porto Romano, mdërsa më pas ndiqni rrugën Shën Pali, e vetmja që të drejton për në brendësi të Bishtit të Pallës.

Portëz është emri i residencës ku gjatë verës ka pushues. Vetëm gjatë kësaj periudhe është e mundur që të shfrytëzohet kjo pikë peshkimi çlodhës, duke ruajtur distancën 200 metra nga pushuesit. Në pjesën tjetër të vitit resorti është i mbyllur dhe shtegu për në breg të detit po ashtu. Nuk ka shteg tjetër në këtë pjesë që mund të shfrytëzohet për të kaluar në breg të detit.

Mund të bjerë në grepin tënd levrek, koce, cafërr, gjuhëz, shojzë, korb, bishtzezë

9. Perballe rruges Shtodheri (ne majen e malit-Bishti i Palles)

Është një ndër pikat më sekrete të peshkimit në zonën jugore të Bishtit të Pallës.

Për të shkuar deri atje duhet të merrni një rrugë të parregulluar makine përmes një lëndine të sheshtë dhe më pas të ngjiteni në kodër.

Në krye të kodrës duhet të lini makinën dhe të ecni në këmbë përmes një shtegu të hapur lehtë mes shkurreve dhe barit të lartë sic duket në foto. Më pas duhet të zbrisni poshte po përmes një shtegu të tillë. Në të dy anët e pikës së peshkimit ka hapësirë për të qëndruar në breg të detit.

Jeni i vetmuar dhe rrallë mund të shikoni ndonjë peshkatar ndërsa ndodheni përballë portit të naftës Porto Romano dhe Currilave, një pamje tërheqëse.

Për shkak se është vështirë të lëvizet prej aty llogarisni se do të qëndroni disa orë, ose edhe një ditë të tërë. Duhet të keni me vete ujë, ushqime dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Mund të bjerë në grepin tënd levrek, koce, cafërr, gjuhëz, spalcë e kuqe etj.

10.Pika afer RTC (Royal Trade Compani)

Afro 300 metra nga rruga Shën Pali në të majtë (jug), shteg që përshkohet për 4 minuta në këmbë është një pikë tjetrë e peshkimit çlodhës.

Largësia nga Tirana është 46.6 km dhe përshkohet për 55 minuta, ndërsa nga Rinasi është 36.8 km dhe përshkrohet me makinë për 39 minuta.

Nga Durrësi largësia është 9.2 km dhe përshkohet për 18 minuta.

Ajo ndodhet në krah të ndërtesave të rrethuara të kompanisë Royal Trade Company. Aty mund të kalohen seanca të gjata peshkimi, pa izolimin e pikave të tjera për shkak se mund të ofroni makinën deri ngjitur me bregun ndërkohë që nuk janë larg edhe restorante apo bar kafe si Ohano Porto Romano, 500 metra më larg dhe që përshkohet për 6 minuta.

Ndërkaq më në jug të kësaj pike në drejtim të Porto Romanos duke ndjekur në kthim rrugën Shën Pali është edhe një vend tjetër peshkimi mjaft i preferuar në një barrierë të vogël që shoqëron një plazh Frroku 2, 800 metra larg dhe që përshkohet për 10 minuta.

Diferenca mes dy pikave janë gurët e shumtë tek ‘Frroku’ çfarë shton mundësitë që të kapet edhe ndonjë oktapod, i cili gjendet me shumicë në këtë pjesë të bregut për vetë shkakun se bregu ështe shpesh shkëmbor dhe me plasaritje, një ambient i pëlqyer për gjueti nga oktapodi.

Mund të bjerë në grepin tënd levrek, koce, cafërr, gjuhëz, shojzë.

Cfarë mund të vizitosh:

Muri Porto Romano:

4 km larg pikës së peshkimit është Muri i Porto Romanos, ku ruhen ende dhe sot mbetjet e një muri që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, nëpërmjet detit dhe kënetës së Durresit që dikur shtrihej deri në bregdet tek Hekurudha dhe duke e kthyer Durrësin në një ishull.

Muri i lashtë kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m, dhe sistemi i tyre me breza tullash ngjante me rrethimin e qytetit të Durrësit. Muri që mbyllte ngushticën, ishte i pajisur me kulla këndrejtë të vendosura në largësi të barabartë, sipas studimeve.

11.Argjinatura ose Gropat e Bishtit të Pallës

Është argjinatura që fillon rreth 900 metra në të djathtë të rrugës Shën Pali në Bishtin e Pallës. Largësia nga Tirana është 47.2 km dhe përshkohet për 51 minuta, ndërsa nga Rinasi është 37.4 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Kënetës. Një rrugë e drejtë të sjell deri në Porto Romano ndërsa aty vijon rrugën Shën Pali.

Nga Durrësi largësia është 9.7 km dhe përshkohet për 19 minuta.

Peshkimi mund të kryhet përgjatë gjithë argjinaturës, kryesisht në pjesën veriperëndimore të saj por shpesh edhe në pjesën juglindore të argjinaturës.

Mund të shkoni me një makinë përgjatë digës dhe të ndaloni atry ku ju mendoni se është më e përshtatshme. Nuk ka pushues përgjatë argjinaturës.

Mund të peshkohet koc, qefull, levrek, çafërr, gjuhëz por edhe gaforre blu.

Pamja e lagunës është mbresëlënëse ndërsa shtrihet deri disa kilometra më në veri të Sektorit Rinia ose Fllakës.

Një numër zogjsh shtegtojnë apo qëndrojnë në këtë lagunë. Ndërsa peshkoni mund të kundroni dhjetra e dhjetra shpend ujorë që lëvizin pa fund përgjatë kënetës.

Ato janë cafka, dallëndyshka e detit, kojliku i madh, gjelëzi, shqipja e kënetës, zogu gushëbardhë, kllinza e vogël, gjelaçi i verdhë etj.

Pasi keni mbaruar peshkimin mund të shijoni produktet e zonës në një nga restorantet e Sekorit Rinia të cilët janë të shtrirë përgjatë bregdetit dhe lagunës por edhe përgjatë rrugës që lidh sektorin Rinia me Fllakën.

Argjinatura është e gjatë rreth 2.5 km dhe mund të përshkohet në këmbë për 28 minuta ndërsa me makinë për 10 minuta për shkak se rruga është me cakull, jo fort e përshtatshme dhe duhet lëvizur me kujdes për të shmangur dëmtimet e makinës.

Në fotot dhe video ju mund të shikoni edhe lejlekë, rosa dhe zogj të tjerë që u shfaqën në harkun e disa minutave ndërsa përshkrohet argjinatura.

12.Sektori Rinia, afër restorant Fishland

Ky destinacion peshkimi është në një zonë të urbanizuar, Sektori Rinia, ndërkohë që si në rastin e destinacionit në argjinaturën e gropave të Bishtit të Pallës është i vendosur në lagunën e Sektorit Rinia (mund të haset me ermra të tjerë po ashtu si laguna e Durrësit, e Bisht Kamzës, Fllakës). Specifika këtu është se laguna është e prekur nga ndërtimet dhe përgjatë saj është shtrirë edhe një rrugë që të shpie në plazhe dhe në restorante bri saj.

Laguna mbushet me ujë të ëmbël nëpërmjet Lumit të Durrësit dhe me ujë të kripur nga deti Adriatik. Në dimër uji mbulon disa prej rrugëve që përshkojnë lagunën ndërsa që nga muaji shtator nis periudha e shtegtimit të disa prej llojeve të shpendëve të kësaj zone.

Është një ndër zonat më të preferuara dhe më të larmishme për praninë e zogjve shtegtarë ujorë në të gjithë vendin.

Turizmi i kundrimit të zogjve është një tjetër arsye që mund të të dërgojë në Sektorin Rinia, përgjatë lagunës.

Këtu mund të shikoni se si peshkohet me hobs (kariq) në puset e krijuara përgjatë rrugës që të shpie në plazh. Hobs është një rrjetë artizanale e peshkimit në ujëra të palëvizshme. Rrjeta kapet në katër cepa të saj përmes disa telave apo spangove që lidhen sëbashku me një shkop të gjatë 3-4 metra që mund të jetë metalik apo prej druri. Vetë shkopi përgjatë peshkimit mbështetet në një suport të ngulur në tokë duke dhënë mundësinë e uljes dhe ngritjes së rrjetës në mënyrë periodike derisa peshku mbetet në rrjetë. Vetë rrjeta komandohet përmes një litari që mbahet në duart e një peshkatari. Hobs ose kariq sic thirret më në veri është një peshkim në miniaturë e formateve më të mëdha të rrjetave sic janë kalimera dhe bilanci.

Largësia nga Tirana është 45.2 km dhe përshkohet për 47 minuta, ndërsa nga Rinasi është 35.4 km dhe përshkrohet me makinë për 37 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.

Largësi nga Durrësi është 11.2 km dhe përshkohet me makinë për 17 minuta.

13.Plazhi Kristal Rinia

Nga kryqëzimi i Sektorit Rinia ku përfundon rruga Shtodheri pranë hotelit Blue Paradise duhet të ndiqni rrugën Vath Turja. Mund të ndaloni kudo përgjatë kësaj rruge si në destinacionin e mësipërm që ndodhet po në këtë rrugë por mund të vijoni deri në bregun e detit tek plazhi Kristal.

Nëse është kohë pushimesh dhe plazhi ka pushues nuk duhet të peshkoni më afër se 200 metra distancë. Ndërkohë mund të zgjidhni peshkimin në dy anët e rrugës ndërsa mund të njiheni apo ndiqni peshkimin tradicional nga banorë të zonës. Në video janë pamjet e një peshkimi me prezevol në një prej pellgjeve anës rrugës ‘Vath Turja’.

Kësaj here peshkatari nuk pati shumë fat por me siguri pasi ta hedhë dis herë rrjetën edhe ia del.

Pasi të keni përfunduar peshkimin mund të bëni një shëtitje në pyllin me pisha, ndër më të virgjërit në bregdetin shqiptar që shtrihet për gati 4 km nga Sektori Rinia deri në grykëderdhjen e Erzenit. Ajri i freskët, aroma e pishave dhe zogjtë e shumtë do tju shoqërojnë përgjatë kësaj shëtitje.

Largësia nga Tirana është 45.9 km dhe përshkohet për 48 minuta, ndërsa nga Rinasi është 36.3 km dhe përshkrohet me makinë për 38 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.

Largësi nga Durrësi është 11.9 km dhe përshkohet me makinë për 18 minuta.

Kur afron muzgu duhet të spërkatni veten me sprite antimushkonjë, psi zona kënetorë është një mjedis që favorizon praninë e tyre bezidisëse.

14.Bleon Beach Bar, sektori Rinia

 

Ky destinacion ndodhet në breg të detit, në pak distancë nga këneta e Jubës, mes bar restorant Oni dhe beach bar Tam Tam.

Largësia nga Tirana është 43.5 km dhe përshkohet për 50 minuta, ndërsa nga Rinasi është 33.6 km dhe përshkrohet me makinë për 41 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.

Largësi nga Durrësi është 17.3 km dhe përshkohet me makinë për 24 minuta.

Nëse keni arritur në Sektorin Rinia, vijoni të ndiqni rrugën Shtodheri deri në përfundim të pyllit me pisha për afro 4 km që përshkohet për 21 minuta. Pasi keni ndjekur rrugën e mësipërme për 2.2 km bri pyllit me pisha atëherë tek një urë ktheni në të majtë për 1.8 km deri në breg të detit.

Ndërkohë mund të ndaloni për peshkim sipas dëshirës në gjolet e kënetës, kanalin që përshkon rrugën nga Shtodheri deri në afërsi të bregut të detit.

Ju do të shikoni ndërkohë se si peshkohet në mënyrë artizanale përmes kalimerave të varura përgjatë kanalit. Kur ai mbushet mirë me ujë dhe peshqit qarkullojnë nga deti në ujërat e lagunës, fermerët e zonës ulin pa pra kalimerët për të zënë peshk dhe ngjala të ujërave të ëmbla.

Ngjala është një nga gjallesat ujore më të gjendura në këtë pjesë të lagunës por edhe në të gjitha lagunat e tjera të vendit.

Ngjala është një peshk i gjatë që shkon nga 60 cm deri në 2 metra. Ngjala ka pamje të afërt me gjarpërin dhe ka një ngjyrë që shkon nga e gjelbra e mbyllur deri te e zeza, ndërsa barkun e ka të verdhë në të bardhë.

Ky lloj peshku bëhet shumë aktiv në mbrëmbje e natën vonë, apo deri në orët e para të mëngjesit, pastaj e ul aktivitetin. Ushqehet me krimba, peshq të vegjël apo edhe peshq të ngordhur.

Peshku qe mund te kapni eshte qefull, koc, murra (koc me vija), gjuheza dhe gaforre blu.

15.Grykederdhja e lumit Erzen

Ky destinacion është në skaj të kënetës së Jubës, disa qindra metra përtej pyllit me pisha, në një deltë ujore ku bashkohet lumi Erzen që përshkon fshatrat e Tiranës dhe Durrësit për tu derdhur më pas në detin Adriatik.

Largësia nga Tirana është 42.6 km dhe përshkohet për 47 minuta, ndërsa nga Rinasi është 34 km dhe përshkrohet me makinë për 42 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh më pas mbikalimin e Rrashbullit.

Largësi nga Durrësi është 17 km dhe përshkohet me makinë për 22 minuta.

Është i lokalizuar në një zonë mjaft të bukur dhe me një peisazh që mbulohet përgjatë dredhave të lumit afër bregdetit me rrjeta të mëdha peshkimi tendosur në ajër, bilance që vijojnë përgjatë lumit Erzen disa qindra metra.

Është ndër vendet më të preferuara të peshkimit edhe me grep, por ndërkohë edhe kërkimit për guackorë, vecanërisht vongola.

Po ashtu aty kapet edhe karkalec përmes disa rrjetave në formë tubi.

Ndërkohë zona është e populluar me peshq si qefulli, levreku, koca, barbun, gjuhëz, çafërr, gaforre blu, rombo, raxhë e rajë etj.

Ushqimi i bollshëm për peshqit i tërheq ata në grykën e lumit duke e bërë zonën tepër të frekuentuar edhe nga peshkatarë profesionistë të cilët zhvillojnë peshkimin me mjete tradicionale si kalimera dhe bilance por edhe me varka të pajisura me rrjeta peshkimi.

Rreth e rrotull nuk ka pushues kështu që zona nuk ka kufizime në orarin e peshkimit  por duhet konsideruar koha e verës për të shkuar më lehtë në destinacion. Kur fillojnë shirat dhe niveli i ujit të lumit ngrihet, një pjesë e shtigjeve që të cojnë në grykëderdhje përmbyten dhe duhet siguruar pajisje si kostume kundër ujit përmes të cilave mund të ecni përgjatë zonës që ka rreth 20-30 cm ujë.

Zona ku ndodhet destinacioni është e izoluar dhe duhet të përgaditeni të keni me vete ujë dhe ushqim nëse do të qëndroni gjatë në peshkim. Gjithnjë duke patur parasysh se peshkimi natën është i ndaluar në breg të detit.

Shënim: Vetë lumi Erzen është i preferuar për peshkim gjatë gjithë gjatësisë së tij. Ai përmban shumëllojshmëri peshqish si : melysh, mustak, gjuc, nile, karas dhe ngjala te mëdha nga 200 g-2 kg.

16.Rrushkull, rezervati natyror

Është një nga destinacionet më të preferuara në bregdet për peshkim. Në cfarëdo dite të shkosh mund të gjesh një numër pasionantësh të peshkimit teksa kanë hedhur grepat në det.

Largësia nga Tirana është 43.2 km dhe përshkohet për 1orë e 7 minuta, ndërsa nga Rinasi është 33 km dhe përshkrohet me makinë për 49 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në mbikalimin e Sukthit dhe të ndiqni rrugën për në Rrushkull.

Largësi nga Durrësi është 24 km dhe përshkohet me makinë për 39 minuta.

Është një plazh i qetë. Në stinët e tjera veç verës shumë pak pushues mund të enden në rërë ndërkohë që peshkatarë amatorë e preferojnë shumë për peshkim.

Mund të kapni peshq si levrek, koc, çafërr, sir, më rrallë ngjalë deti, skadhinë, peshk pëllumb, korb, lojbë, gof.

Kjo në foto është kapur pikërisht këtu pranë muzgut, pasi natën kur bie shi dhe ka vetëtima është një moment i mirë për kapjen e ngjalave.

Destinacioni është ngjitur me parkun natyror të mbrojtur të Rrushkullit i cili është ndër të pakta parqe i ruajtur mirë ndërkohë që para 30 viteve aty ka qënë një rezervat i rritjes së fazanit.

Ndërsa që peshkoni mund të soditni një numër zogjsh ujorë por edhe të pyllit që preferojnë këtë zonë në mënyrë sezonale por edhe për të qëndruar më gjatë.

Rruga për të shkuar në plazhin e Hamallaj është gjysmë e asfaltuar në të paktën 3 kilometra ndërsa disa qindra metrat e fundit ajo kalon përmes një tyneli pemësh të rezervatit, një pamje mbresëlënëse dhe që të mbush me kënaqësi.

Gjatë verës është një bar i vogël afër por në stinët e tjera vec verës ai qëndrn i mbyllur. Kështu që duhet të mbani me vete lëngje dhe ushqim veç veglave të peshkimit.

Makina shkon deri në breg të detit dhe mund të parkohet në periferi të rërës. Pranë janë rrënojat e një reparti ushtarak të kufirit detar, i cili është i rrethuar por ndërkohë interesant për tu soditur me vendrojat, kapanonin dhe zyrat e komandës. Një numër pozicionesh luftarake të ndërtuara në kohën e komunizmit janë rreth e rrotull.

Në vitet ’70 një pjesë e Plazhit të Rrushkullit u “mboll” me shtiza hekuri deri në 1 metër mbi rerë për të penguar desantimin imagjinar të armiqve. Tani shtizat janë shkulur dhe plazhi ka mbi 30 vite i pastruar prej tyre.

17.Hamallaj, hidrovori

Ky destinacion është afër kompeksit turistik Vala Mare dhe me një distancë rreth 500 metra nga bregu i detit.

Peshkatarët e preferojnë për shkak të ujërave të grumbulluara nga kanali i hidrovorit që nis nga Rrushkulli rreth 11 km duke mbledhur ujëra nga fushat e disa fshtarave dhe ndërkohë edhe ushqim për peshqit që jetojnë mes ujërave të embla dhe të kripura.

Ujërat e kanalit të hidrovorit derdhen në det përmes përroit të Tarinit që është afro 2 km më tutje.

Në këtë pikë peshkimi ka qefulli, cafërr, bishtzeza, ngjala e ujërave të ëmbla.

Largësia nga Tirana është 42.2 km dhe përshkohet për 1orë, ndërsa nga Rinasi është 32 km dhe përshkrohet me makinë për 39 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit. Tek Hidri oil kthehesh majtas dhe ndjek për 4.9 km rrugën në drejtim të Vala Mare resort, Hamallaj.

Largësia nga Durrësi është 26 km dhe bëhet em makinë për 36 minuta duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë, kthehesh majtas në mbikalimin e Sukthit e më as ndjek rrugën në drejtim të Perlatiti e më pas Hamallaj.

Zona përreth hidrovorit është mjaft e populluar dhe ju mund të preferoni të pushoni apo të konsumoni një drekë në një prej restoranteve të shumta të zonës që ofrojnë peshk të freskët dhe produkte të stinës nga kopshtet e tyre. Por ju mund të zgjidhni të shijoni edhe produkte të tjera mishi si pulë, rosë të butë etj.

Për 500 metra ju mund të shkoni tek resorti Vala Mare, një ndër resoretet më të ndërtuara në vend, i preferuar nga elita e Tiranës. Atje ka disa restorante të njohura me gatime tradicionale por edhe kuzhina të ndryshme si ajo italiane apo aziatike.

Po aty në bregun e Vala Mare ndodhet destinacioni tjetër i peshkimit.

18.Hamallaj, Kompleksi turistik Vala Mare

Largësia nga Tirana është 42.9 km dhe përshkohet për 1orë, ndërsa nga Rinasi është 32.5 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit. Tek Hidri oil merr kthehesh majtas dhe ndjek për 5.4 km rrugën në drejtim të Vala Mare resort, Hamallaj.

Largësia nga Durrësi është 26.5 km dhe bëhet me makinë për 37 minuta duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh më pas në mbikalimin e Sukthit në drejtim të Hamallaj, në drejtim të Vala Mare resort.

Hyrja në resort është e lirë dhe ju mund të parkoni në ndonjë ambientet e rezervuara për parkim brenda resortit.

Mbani parasysh që gjatë stinës së verës ka shumë pushues dhe është e pamundur të peshkoni në zonën e plazhit, pasi plazhet janë të shtrira përgjatë gjithë bregut.

Megjithatë ka një vend, grykëderdhja e përroit të Tarinit. Pak para se të arrini në grykëderdhje është një barrierë rreth 50 metra e gjatë në det. Përgjatë krahut verior të argjinaturës dhe deri në derdhjen e përroit nuk ka pushues dhe sigurohet edhe distanca e parashikuar në rregullore prej 200 metrash.

Në stinët e tjera mund të peshkoni përgjatë gjithë bregut prej 5 kilometrash që nis nga përroi i Italianit deri te përroi i Tarinit, ndërsa ofron të njëjtën mundësi për të zënë peshk si në destinacionet e tjera në bregdetin e qarkut të Durrësit. Mund të kapni qefull, koc, levrek. çafërr, sir, barrakudë, skadhinë, peshk pëllumb ndërsa në afërsi të përroit mund të bëni një kërkim për vongola, me anë të një lopate e cila nuk ngulet shumë në rërën e ujit të cekët.

Një numër reëstorantesh dhe baresh janë të hapur përgjatë gjithë vitit dhe ju mund të zgjidhni mes guzhinës tradicionale apo asaj të përpunuar, ndërkohë që në cdo restorant menyja të ofron përzierje të të dyja kuzhinave.

Mund të merrni një krudo me karkaleca të freskët, oktapod të pjekur apo sallatë të ftohtë me fruta deti, midhje, si dhe një pjatë më vongola të ziera, mjaft të shijshme. Dateri është i ndaluar të mblidhet në bregdetin shqiptar.

Ato mund të shoqërohen me një verë vendase të bardhë si dhe me djathtë të butë, bukë misri me shëllirë të djathit, për të vijuar më pas me peshk të pjekur në zgarë ose peshk në tavë, vecmas tava me qefull.

19.Gjiri i Lalzit

Janë 6 km plazh nga Përroi i Tarinit deri tek Fushë Draç në veri të gjirit të Lalzit që mund frekuentohet për peshkim çlodhës përgjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.

Në verë plazhi është i mbushur me pushues pothuajse në të gjithë gjatësine e tij, çfarë e bën të pamundur peshkimin për shkak të kufizimeve të peshkimit në ambiente me pushues.

Por edhe në verë, pjesa afër derdhjes në det të përroit të Taninit (ana veriore) është e lirë në një gjatë prej gati 400 metrash.

Largësia nga Tirana është 45.4 km dhe përshkohet për 49 minuta, ndërsa nga Rinasi është 35.6 km dhe përshkrohet me makinë për 40 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit.

Largësia nga Durrësi është 33 km dhe bëhet me makinë për 40 minuta duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh më pas në mbikalimin e Sukthit në drejtim të Manzës dhe më pas Gjiri i Lalëzit.

Gjiri i Lalzit është zonë është e preferuar për peshkim për shkak të pranisë së shtuar të peshqve që ndjekin ushqimin që vjen nga përroi, në fakt një kanal kullues që mbledh ujërat që nga rezervati i Rrushkullit në një gjatësi gati 15 km, duke sjellë ndërkaq ushqim të bollshëm edhe për ata peshq që preferojnë përzierjen e ujërave të ëmbla me ato të kripura.

Mund të gjunai me grep por edhe më rrjeta të vogla prezevol, apo me rrjetë kosh (hamak) që mund të mbajë më mirë karkaleca, gaforre apo oktapod.

Në gjirin e Lalëzit është gjetur Chelonia mydas (breshka e gjelbër), e cila konsiderohet globalisht e rrezikuar.

Ju mund të gjuani atje koc, levrek, qefull, çafërr, bishtezezë, gjilpërëz, pesh pëllumb etj. Por mund të kapni edhe karkalec që ofrohet tek brigjet për ushqim. I sigurtë që nëse gjuan me prezevol do të kapësh edhe ndonjë gaforre blu që popullon shumë ujëat e cekëta afër derdhjes së ujërave të ëmbla në bregdet.

Bregdeti i Lalzit të ofron një pamje mbresëlënëse, në veri është Kepi i Rodonit ndërsa në jug dallon horizonti i Bishtit të Pallës. Ndërsa peshkoni afër muzgut mund të shijoni një perëndim të mrekullueshëm kurse pulëbardhat fushojnë në rërë për minuta të tëra në tufa.

20.Kepi i Rodonit, afer market Rodoni

Ky destinacion ndodhet në periferi të fshatit Shetaj që është edhe pika e fundit e banuar e Kepit të Rodonit, rreth 1 km nga resorti Prive i sapondërtuar në kurriz të kodrës veriore të Kepit në periferi të fshatit Shetaj.

Largësia nga Tirana është 56.1 km dhe përshkohet për 1orë e 10 minuta, ndërsa nga Rinasi është 46.1 km dhe përshkrohet me makinë për 1 orë. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni autostradën Tiranë-Durrës dhe të marrësh djathtas në Maminas, drejtimi për në Gjirin e Lalzit. Më pas vijoni në rrugën bri gjirit të Lalzit në drejtim të Kepit të Rodonit, duke mbajtur majtas në fshatin Drac në drejtim të fshatit Shetaj.

Largësia nga Durrësi është 47.3 km dhe bëhet me makinë për 1 orë duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh më pas në nënkalimin e Maminasit në drejtim të Manzës dhe më pas Gjiri i Lalëzit drejt Kepit të Rodonit.

Ky destinacion ka një vijë uji të cekët, ujë të kthjelltë dhe shkëmbinj të shperndarë, ndërkohë që në kohë shirash derdhet në det një përrua që gjatë verës është i tharë. Destinacioni është ndërkohë edhe stacion për varkat e peshkimit të peshkatarëve të zonës.

Është një vend i përsosur për të kërkuar vongola ndërkohë që pranë shkëmbinjve mund të gjeni midhje dhe dater (molusk i mbrojtur dhe ndalohet kapja).

Po ashtu mund të gjeni edhe iriq deti të kapur në shkëmbinj.

Peshku që kapet këtu është levreku, çafërr, barbun, bishtzezë, koc, gjuhëz, shojzë por mund të hasni edhe në raxhë, megjithëse rrallë.

Nga Kepi i Rodonit pamja është e mrekullueshme dhe në ditë të kthjellta mund të dalloni qartë në veri të Kepit konturet e gjirit të Ishmit, plazhin e Tales, gjirin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun, Velipojën deri në grykëderdhjen e Bunës dhe plazhet e Ulqinit në Mal të Zi.

Vetëm 2 km nga destinacioni është bar restorant Roni ku mund të shijoni peshk të freskët, karkaleca krudo, oktapod të pjekur, vongola të ziera dhe midhje me lëngun e tyre, turshi, djath të butë me kulac të saçit. Në fund mund të shijoni një ëmbëlsirë të bërë vet në lokal me miell gruri dhe thelpinj arre.

Por nëse doni të gatuani vetë mund ta bëni aty ku po peshkoni. Nëse keni një zgarë është e lehtë ta ndizni zjarrin dhe të piqni peshkun që keni kapur. Mblidhni shkarpa të thara rrethe  rrotull dhe ndizni një zjarr ku mund të piqni peshkun, gjithnjë duke qënë shumë të kujdeshsëm që zjarri të mos përhapet dhe të siguroheni se e keni fikur plotësisht kur të largoheni.

Afër destinacionit nuk ka plazh kështu që mund të zgjidhni sipas dëshirës kohën e peshkimit.

Kepi i Rodonit ka pak shtigje peshkimi. Hapësira për peshkim është e kufizuar pasi në pjesën e parkut që nis nga Cape of Rodon resort, një resort vilash në përfundim e sipër e deri në skajet e tij tek kisha e Shën Ndoit dhe kalaja e Skënderbeut është dhënë me koncension për mirëmbajtje dhe shfrytëzim turizmi si kamping, plazh, hiking etj. Në këtë pjesë peshkimi është i ndaluar.

Kepi i Rodonit është një gadishull që ndan Gjirin e Lalzit nga Gjiri i Ishmit dhe që zgjatet në det për afro 10 km nga fshati Drac në veri të Gjirit të Lalzit e deri tek Kalaja e Skënderbeut në skajin veriperëndimor të Kepit.

Ndër zogjtë që takohen më shpesh në Kepin e Rodonit është thëllëza e fushës, mëllenja (Turdus merula), shapka, pëllumbi i egër (Columba livia), shkurta (Coturnix coturnix),

Në gjirin e Rodonit u shfaqën në vitin 1963 një tufe balenash (skeleti i njerës nga këto balena u ekspozua atë kohë në Muzeumin e Shkencave Natyrore të Shqipërisë), ndërsa dhjetë vitet e fundit ka shfaqje të peshkaqenëve.

Pas peshkimit mund të zgjidhni të shkoni në një kamping në afersi të Kishës së Shën Ndoit, në një mjedis të gjelbër, ngjitur me detin dhe objekteve ushtarake të kohës së komunizmit si bunkerë apo tynele.

Kisha e Shën – Ndoit ndodhet afër bregut të detit në drejtimin verior të Kepit. Kisha i përket tipit arkitekturor romaniko – gotik dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XIII-të. Burimet e shkruara përmendin se në afërsi të Kepit kishte edhe tri kisha të rëndësishme: Kisha e Shën – Marisë, ajo e Shën Anastasisë dhe e Shën Kollit, ku ushtronin aktivitetin e tyre kuvendet françeskane. Kisha është restauruar së fundi në vitin 2003.

Kjo pjese eshte e ndaluar per peshkim nga koncesionari qe e menaxhon por mund te peshkoni ne det disa dhjetra metra larg bregut me nje varke.

Pak metra nga Kisha e Shën Ndoit është Kalaja e Skënderbeut në pjesën më të skajshme të Kepit të Rodonit, e cila është ndërtuar rreth vitit 1460.

Kështjella ka patur planimetri drejtëkëndeshe dhe ishte e pajisur me 4 kulla mbrojtese në çdo qoshe të saj. Ajo u rrënua nga Turqit në vitin 1467 dhe u rindërtua nga Venediku 33 vite më vonë. Aktualisht tani kanë mbijetuar kryekulla me lartësi 10 m, dhe disa mure mbrojtëse me trashësi 3.5 m.

Nga Kisha tek kështjella shkohet me këmbë përmes një shtegu në të majtë të kishës. Gjatësia e shtegut është 1.2 km dhe përshkohet për afro 15 minuta. Pasi keni përshkruar 900 metra nga ky shteg do të hasni bunkerët nëntokësorë të Rodonit që ishin llogaritur për mbrojtje detare. Bunkerët janë të thellë në kodër dhe mjaftueshëm për të mbajtur artileri të rëndë si topa etj për të goditur në rast nevoje anijet armike deri në afërsi të Durrësit.

Kjo pjese eshte e ndaluar per peshkim nga koncesionari qe e menaxhon por mund te peshkoni ne det disa dhjetra metra larg bregut me nje varke.

23.Tek Plazhi Rera e Bardhe

Është një destinacion në anën jugore të Kepit të Rodonit. Përpara se të zbrisni në plazh mos harroni të qëdnroni në pikën më të lartë të Rodonit që është përgjatë rrugës që të çon në plazh për një pamje mahnitëse prej 360 gradë të bregdetit të Adriatikut nga Karaburuni deri në Velipojë. Vetëm aty mund të ofrohet kjo pamje e rrallë dhe do të jeni me fat nëse është një ditë e kthjellët dhe ajri është i pastër.

Teksa ndiqni rrugën e Kepit të Rodonit do të ktheni majtas tek Cape of Rodon Resort, pas 600 metrash ngjiteni në kodrën e Zisit, e cila ndodhet 500 metra nga plazhi. Pikërisht këtu sigurihet edhe kundrimi më përmbledhës i bregdetit të Adriatikut.

Më pas zbrisni në një tatpjetë deri tek Plazhi Rrëra e Bardhë. Mund ta bëni rrugën me makinë ose në këmbë për afro 7 minuta. Nëse është lagështirë mos hyni me makinë se rruga është rrëshqitëse.

Mund të peshkoni edhe kur ka pushues në plazh pasi një pjesë e bregut ngjitur me rërën e Bardhë nuk është plazh por mund të ecet dhe mund të gjenden vende të qeta për peshkim brenda distancave të kërkuara nga rregullorja e peshkimit në plazhe.

Në grepin tuja mund të bien levrekë, koc, çafërr, sir, qefull, rombo, bishtzezë, gof, lojbë, mormur por edhe ndonjë peshk gjel i vogël dhe raxhë.

24 .Grykederdhja e Ishmit

 

Grykëderdhja e Ishmit është destinacioni më verior i peshkimit në qarkun e Durrësit. Ai ndodhet në përfundim të kepit të Rodonit dhe është edhe në kufi të qarkut të Lezhës prej ku nisin një sërë parqesh natyrore me laguna njëra pas tjetrës.

Largësia nga Tirana është 44 km dhe përshkohet për 1orë e 27 minuta, ndërsa nga Rinasi është 24.8 km dhe përshkrohet me makinë për 45 minuta. Për të ardhur nga Tirana dhe Rinasi duhet të ndiqni rrugën e Vorës dhe të merrni majtas  tek Ura e Bubqit në drejtim të Bubq dhe Ishëm.

Largësia nga Durrësi është 44.3 km dhe bëhet me makinë për 1 orë e 3 minuta duke ndjekur autostradën Durrës Tiranë dhe të kthehesh në nënkalimin e Maminasit në drejtim të Manzës dhe më pas mban drejtimin për Ishëm kur arrin në fshati Shkafanë ku ndahet rruga për Gjirin e Lalzit me atë për në Ishëm.

Kjo rrugë që të drejton për në Ishëm nuk të con në breg të detit por përmes shtigjesh mund të afrohesh atje.

Ndërsa kur nisesh nga Tirana apo Rinasi rruga të shpie deri në breg, por sapo kalon fshatin Muzhaq rruga është e pasfaltuar dhe e pa mirëmbajtur. Sa më thellë futesh në pyll aq më e vështirë bëhet rruga ndërsa vende vende ka pellgje dhe baltë që rrezikojnë të mos kalohen me makinë.

Kjo rrugë mund të bëhet vetëm kur është toka e tharë. Nëse ka shi, mos provoni të shkoni pasi makina juaj mund të mbetet në baltë papritur. Po ashtu në periudhë shirash lumi Ishëm ngrihet dhe merr edhe pjesë të rrugës në afërsi të bregut të detit.

Pavarësisht se pritet të ketë peshk mjaftueshëm për peshkim për shkak të mbeturinave që sjell Ishmi, një degë e të cilit është lumi Lana që mbledh të gjitha mbeturinat e Tiranës me afro 1 milionë banorë, nuk rekomandohet për peshkim për shkak të ndotjes së ambinentit, ujit të ndotur, çfarë mund të sjellë edhe kontaminimin e produkteve të detit.

Është destinacioni më i ndotur në vend në breg të detit. Megjithatë atje ka peshkatarë me varka si dhe janë vendosur bilance në hyrje të lumit në det.

Pothuajse nuk ka lëvizje banorësh, fshatrat janë larg dhe shpesh edhe komunikimi me telefon funksionon dobët ose nuk funksionon fare.

Pylli është i ulët prej shkurresh të dendura, të pakalueshme. Vëzhgimet e fundit kanë gjetur se në to lëvizin edhe ujq, ndërsa cakallë, dhelpra, lepuj janë të pranishëm. Prania e zogjve është e kufizuar dhe shpesh një erë e rëndë mbulon zonën si rezultat i mbeturinave.

Në vizitën tonë atje gjetëm edhe mbeturina spitalore si dhe kuti me ilace të skaduara që i kishte nxjerrë në breg lumi.

Atje gjenden peshq si levreku, çafërr, bishtzezë, koc, spalc etj.

Megjithatë nëse shkoni në grykëderdhjen e Ishmit rrugës në të djathtë mund të ktheheni për në fshatin Ishëm ku ndodhen disa objekte me rëndësi historike, kulturore dhe arkitekturore. Rruga është e mirëmbajtur ndërsa në fund të saj ju pret një panoramë e rrallë e fushave dhe detit rreth e rritull kodrës së Ishmit. Atje ka edhe restorant e bar ku ju mund të shijoni produktet e zonës.

Bazilika paleokristiane (Gjuricaj) Ishëm:

Në Gjuricaj ndodhet Bazilika ndër më të vjetrat. Ajo ka përmasa 47 x 20 m. Kisha është e tipit bazikal, njëkonshe me tre Nefe. Objektet e zbuluara në këtë Bazilikë, datojnë në shekullin e IV – III p.e.s, si dhe në shekullin V–VI të e.s., sipas studiuesve cafrë të lënë të kuptojnë se më herët ka shërbyer edhe si tempull.

Kalaja e Ishmit:

Kështjella u ndërtua në vitet 1572 – 1574, nga Perandoria Osmane. Pas përfundimit të punimeve kështjella u pajis me topa dhe në të u vendos një garnizon ushtarësh.

Kulla e “Sylejman Kullës″:

Kulla e Sulejman Kullës ndodhet në fshatin Kullas të Ishmit. Është e vetmja kullë në rrethin e Durrësit ndërsa u shpall Monument Kulture rreth vitit 1983. Kulla është ndërtim prej guri me tre kate e cila në katin e fundit të saj ka 20 frengji, që shërbenin për mbrojtjen e kullës në rast sulmi.

Kati i I-rë i kullës shërbente si podrum, ndërsa 2 katet e tjera për të banuar. Kulla ka dhe dy ballkone ose dysheklleqe, të stilit të arkitekturës turke të kohës.

Varri i Ibrahim Kodrës

Ibrahim Kodra ëhstë një ndër pikktorët më të njohur të shek XX në Itali por edhe në Evropë. Ai ishte piktor i stilit kubist, Lindi në Ishëm më 22 prill 1918 dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të 2006 në Milano, Itali ku jetoi e krijoi pothuajse gjithë jetën e tij. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte 20 vjeç (1938) me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Më pas përfundon në Milano, Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Piktori Ibrahim Kodra ka ekspozuar veprat e tij në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, kishte miqësie  njohje me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, etj.

Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. s.n, a.b

Ky artikull eshte pergaditur nga Qendra per Transparence dhe Informim te Lire ne kuadrin e projektit “Identification and promotion of recreational and tourist fishing destinations in the coastal area of Durres and Lezha counties”, mbeshtetur nga PNUD Albania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY