Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata...

Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata do të derdheshin në shesh

65
0
Shares

“Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata do të derdheshin në shesh”, tha kreu i PD, Sali Berisha sot në Tiranë gjatë një takimi me demokratë të kryeqytetit.

Deklarata:

Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6.

Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.

Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.

Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist.
Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçi. Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty.

E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY