Presidenti gjerman, Edi Ramës: “Jemi ulur kaq herë…, progresi është i nevojshëm”

Presidenti gjerman, Edi Ramës: “Jemi ulur kaq herë…, progresi është i nevojshëm”

69
0
Shares

Kryeministri Edi Rama priti Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tone.

Në takimin kokë më kokë, që u zhvillua në zyrën e Kryeministrit Rama e më pas u zhvendos në Sallën e Hartave për t’ju bashkuar edhe delegacionet respektive, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Gjermanisë dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivel politik e diplomatik, bashkëpunimi i suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, arsimit, etj.

Kryeministri Rama vlerësoi rolin e Gjermanisë si një vend mik e partner gjithmonë mbështetës, në momente kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Mbështetja e Gjermanisë në të gjitha frontet ka qenë thelbësore për ne. E mendojmë që është shumë mirë të kemi një ministër të jashtëm si President në Gjermani sepse është shumë e dobishme, duke njohur terrenin, duke njohur njerëzit, duke njohur dinamikën në terren për të gjitha vendet, sidomos në këtë rajon, ku siç e dini kemi dhe Procesin e Berlinit që po vazhdon, që në një farë mënyre është riorganizuar, është ripërtërirë, ku falë këtij procesi kanë ndodhur shumë gjëra të mira për rajonin”,  u shpreh Kryeministri Rama gjatë takimit.

Nga ana e tij, Presidenti gjerman përgëzoi progresin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe theksoi se Gjermania do të jetë gjithnjë mbështetëse e këtyre hapave.

Nuk me kujtohet se sa herë jemi ulur dhe diskutuar për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës…Kemi folur për reformat, kemi folur për reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, kështu që mendoj se progresi është i nevojshëm, progresi është i mundur. Jam tërësisht i bindur edhe pse kam qenë skeptik në të shkuarën se na duhet të konsiderojmë që Europa, jo vetëm duhet të tregojë bashkim dhe vendosmëri, por po kështu duhet të jetë e hapur për zgjerimin e nevojshëm drejt Ballkanit Perëndimor.  Për rrjedhojë jam mjaft optimist, e di që ka një lloj pengese për shkak të pritjes, deri sa anëtarësimi do të formalizohet. Përshtypja ime pra, është që edhe qeveritë skeptike janë ndërkohë të bindura që ne duhet ta përshpejtojmë procesin dhe kjo është gjë e mirë”, u shpreh ndër të tjera Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY