Një person që supozohej se ishte në kërkim arrestuar sot në Vlorë u lirua sërish nga policia. U konstatua se Albert Brahimaj nuk duhej arrestuar.
Detajet:
Në vijim të njoftimit për ndalimin e shtetasit në kërkim Albert Brahimaj, për të cilin u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e kishte dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, nga të cilat i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ju bëjmë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ekzekutimi i urdhrit të ri të prokurorisë, të datës 01.12.2022, për lënien në gjëndje të lirë të shtetasit Albert Brahimaj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur pranimin e kërkesës për prishjen e urdhrit të ekzekutimit dhe rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit penal kundër vendimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/