Rama për shkatërrimin e Prestige Resort: Po zbatojmë ligjin! Por Rama nuk...

Rama për shkatërrimin e Prestige Resort: Po zbatojmë ligjin! Por Rama nuk ka shembur asgjë në Tiranë nga pasuria e paligjshme e oligarkëve

184
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të ligjshëm priehjen e Prestige Resort nga IKM, një nga pronat e kompanisë mediatike që drejtohet nga Irfan Hysenbelliu.

Rama foli me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.

Pyetje: Zoti kryeministër, drejtuesit e “Prestige Resort” kanë publikuar një dokument në të cilin thotë se zonja Dallëndyshe Bici ka konfirmuar lejen e ndërtimeve në 2017. A ka shkelur zonja Bici ligjin në 2017 apo po e shkel tani? E dinit ju zoti kryeministër kur u strehuan afganët që kishte ndërtime pa leje në atë resort?

Kryeministri Edi Rama: E kam thënë dhe në raste të tjera se është shumë e çuditshme kjo qasje, por megjithatë unë me shumë korrektesë i jam përgjigjur dhe vazhdoj të përgjigjem.

Unë nuk jam polic, nuk jam as inspektor. Unë di që detyrat në këtë vend janë të ndara dhe nga ana tjetër di që nuk ka asnjë shans, nuk ekziston një shans që institucionet e këtij vendi, cilado qofshin, të godasin si pa leje ndërtime që janë me leje, nuk ekziston. Kur e kam nisur këtë proces, shumëkush ka nënqeshur, shumë kush ka përqeshur, të tjerët kanë thënë, ç’nuk kanë thënë, “jo po bëhet për këtë arsye, jo po bëhet për atë arsye”, ndërkohë që unë e kam bërë shumë të qartë që ky është një proces shumë serioz për t’i vënë kapak një historie 30 vjeçare abuzimi, harbimi dhe tërbimi në raport me ligjin dhe në mungesë të plotë respekti ndaj pronës private apo publike, ndaj të drejtave private apo publike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kemi bërë shumë në këtë drejtim por ka ardhur momenti për t’i vënë kapak përfundimtar kësaj historie. Janë 15 vendime konfiskimi, 15. Nuk janë as një, as dy dhe janë vendime konfiskimi për një numër të konsiderueshëm besoj unë, të atyre  që quhen rëndom oligarkë dhe që rëndom lidhen me qeverinë po të ishin të lidhur me qeverinë nuk do ishin sot në kushtet e të konfiskuarve.

Pse janë konfiskuar? Sepse kanë shkelur ligjin! Kanë ndërtuar përtej kufijve të ligjit për qëllime përfitimi. Ndër to ka ndërtime që janë totalisht pa leje, ka dhe ndërtime që janë pjesërisht me leje, por kanë abuzuar duke shtuar dhe ligji është shumë i qartë. Kush abuzon me lejen deri në një masë të caktuar, në mos gabohem 10%, i merret ajo pjesë. Kush shkon përtej asaj mase i merret e gjitha. Pastaj kjo e gjitha, sipas të dhënave që dalin nga raportet e institucioneve të specializuara ose shembet ose përdoret për interesa publike. Është shumë e qartë dhe është një proces që vazhdon, do të shikoni të tjera nëqoftëse do dalin të tjera. Nuk është një proces që është ndalur. U tha atëherë që, “jo po bëhet vetëm në Tiranë, jo po bëhet se është luftë midis këtij e atij”, broçkulla!

Është një proces që i vë kapak përfundimisht dhe që s’ka për të guxuar më askush që të bëjë të fortin në raport me ligjin, që të përdorë çfarëdolloj statusi për të marrë më shumë sesa i takon në bazë të ligjit dhe mbi të gjitha, të gjitha këto do të vihen në shërbim të publikut. Kështu që këtu nuk shoh ku është pyetja për mua dhe ku është pjesa për të dalluar njërin nga tjetri. Natyrisht secili është në të drejtën e vet të bëjë viktimën. Njëri thotë, “po më sulmojnë se jam shumë i zoti”. Tjetri thotë, “po më sulmojnë se jam shumë i fortë”, tjetri thotë, “po më sulmojnë se jam shumë i dobët”, tjetri thotë, “po me sulmojnë se jam…”, ku di unë se çfarë. Secili bën viktimën, por këtu është ligji dhe vetëm ligji, nuk ka asnjë tjetër. Vendosmëria për t’i shkuar deri në fund një beteje që unë e kam nisur kur juve ishit akoma ende shumë të vegjël dhe nuk jeni të detyruar që t’i mbani mend të gjitha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY