Rama përgenjështron pushimin më 6 dhjetor, i rikthehet propogandës për Ballkanin e...

Rama përgenjështron pushimin më 6 dhjetor, i rikthehet propogandës për Ballkanin e Hapur, çfarë thotë për protestën e opozitës

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë, se dita e pushimit më 6 dhjetor është një lajm i rremë nfërsa shpjegoi masat e sigurisë dhe përplasjen e mundshme me opozitën, akuzat e Ballën si urdhërues për vrasje dhe polemikat në grupin socialist të deputetëve të Erion Braçes.

Edi Rama:,Zoti Rama, në kohën kur në fakt duket një ditë historike 6 dhjetori, për faktin që do të jetë dhe Samiti në Tiranë, nga ana tjetër edhe opozita ka pretenduar që do të organizojë një proteste, ose më saktë e ka paralajmëruar edhe pavarësisht njoftimeve nga policia që është refuzuar apo masat e rëndësishme që do të merren. Keni një koment për këtë? Si konsiderohet kjo në një ditë të rëndësishme të samitit dhe krahu tjetër është një pyetje në lidhje me vendimin për ditën e pushimit që është marrë. Ishte e nevojshme të merrej një ditë pushimi në Tiranë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, nuk ka asnjë ditë pushimi. Është një lajm i rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht dhe ndërkohë përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie, që vendosen bazuar në të gjitha standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Komisioni, Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitete, kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me forcat dhe me organizatorët e Samitit që janë në fakt në Këshillin Europian, prej shumë kohësh pikërisht për masat e sigurisë, kështu që këto nuk janë çështje opinionesh, nuk janë çështje mendimesh, nuk janë çështje diskutimesh. Këto janë masa shumë të rrepta sigurie, aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, siç nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe pa diskutim për ta, ka masa ekstreme sigurie kudo që lëvizin dhe sa herë që lëvizin.

–  Zoti Kryeministër, pse disa ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes si Prestige Resort shemben dhe disa të tjera të ndërtuara në mes të Tiranës legalizohen nëse deklarohen të konfiskuara? A po përdor qeveria dy standarde?

Kryeministri Edi Rama: Zonjë, është mirë që kur diskutojmë për çështje që lidhen me ligjin, të njihemi me ligjin, të njihemi me procedurat, t’i mësojmë mirë ato për të mos bërë spekulime dhe pastaj për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që bëhen në shkelje të lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi, janë shumë të qarta në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligj. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë. Kështu që, edhe një herë do t’ju lutesha shumë, të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione të bazuara në premisa të gabuara.

– Disa ditë më parë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë, po citoj: “Shprehim rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk është e bazuar në rregullat e BE siç është nisma Open Balkan”. Pyetja ime është, ndërsa në Malin e Zi janë bërë edhe protesta së fundmi ndaj kësaj nisme, do të vazhdojë qeveria shqiptare të insistojë në këtë nismë për të cilën me sa duket ka rezerva edhe Parlamenti Europian?

Kryeministri Edi Rama: E para, ajo nuk është një rezolutë e Parlamentit Europian. E dyta, “Open Ballkan” ose Ballkani i Hapur ka marrë miratimin e më shumë se 60% të shqiptarëve, të qytetarëve shqiptarë të konsultuar gjatë Këshillimit Kombëtar. E treta, Ballkani i Hapur është një nisëm në përputhje të plotë, 100 % me frymën dhe germën e BE-së dhe nga ana tjetër është pjellë e Procesit të Berlinit. Mjafton të marrim në konsideratë faktin që në Procesin e Berlinit të ristartuar kemi firmosur ekzaktësisht ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Kështu që, ne nuk kemi asnjë arsye të ndryshojmë opinion mbi Ballkanin e Hapur. Mbase ata, që janë kundër Ballkanit të Hapur, kanë arsye të ndryshojnë opinionin, por është e drejta e tyre të kenë një opinion të ndryshëm nga ky i yni.

– Zoti Kryeministër, cila është e vërteta juaj referuar disa akuzave që i janë drejtuar kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla si person që ka kontaktuar me eksponentë të krimit të në Elbasan referuar edhe faktit që një vendim gjyqësor në Elbasan konfirmon që ai ka qenë në një kohë nën përgjim për efekt të këtyre elementeve kriminalë?

Kryeministri Edi Rama: Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte? Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe, me thashetheme, me spekulime dhe mbi të gjitha unë i ruhem shumë edhe gjysmë të vërtetave sepse ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë, që në kohën e Romes. Këtu ka ndryshuar komplet trendi i civilizimit, por kjo nuk më detyron mua të hyj në këtë trend të ndryshuar sepse unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestish i jam vënë në dispozicion vetëm të vërtetës dhe kuptohet, s’ka një të vërtetë absolute, por asaj të vërtete që unë besoj se është e vërteta e bazuar në fakte. Kaq! Për të marrë nëpër gojë njerëz e për të zhgërryer figura njerëzish e për të baltosur emra njerëzish e për ta katandisur në pamjen virtuale këtë vend sikur është një kënetë ku të gjithë janë të zhgërryer e të ngjyer, ka boll që e bëjnë këtë punë. Unë nuk jam pjesë e kësaj kategorie.

–  Zoti Kryeministër, gjatë ditëve të samitit do të vijë dhe homologu juaj grek Kyriakos Mitsotakis. Do të keni një takim dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Do të jetë çështja e detit, do të hidhen hapa të rinj. Deri më tani jeni në parim që çështja e detit të jenë nën një drejtësi ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama: Ai është një proces tërësisht tekniko-juridik dhe s’ka lidhje fare me politikën.

– Zoti Kryeministër, për tu kthyer te 6 dhjetori. Ju thatë që janë masa të sigurisë të vendosura nga Brukseli, por nga ana tjetër…

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo janë masa sigurie të bazuara në kritere dhe në standarde që do i garantojë çdo vend që merr përsipër të mikpresë një Samit të këtyre përmasave dhe natyrisht këto janë të bazuara në kërkesat që kanë ata, të cilët vijnë këtu dhe organizojnë këtu Samitin, se këtë Samit e organizon Këshilli Europian, nuk e organizon Shqipëria. Shqipëria është mbështetëse dhe është mikpritëse e këtij Samiti.

– Por, nga ana tjetër opozita është e vendosur që protestën ta zhvillojë përpara godinës së qeverisë. Në rast se asnjëra nga palët nuk do tërhiqet, si do shkojë 6 dhjetori?

Kryeministri Edi Rama: Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose nuk tërhiqen. Këtu ka një aktivitet që është aktiviteti më i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë apo të Shqipërisë para se të bëhej republikë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe në mbështetje të asaj linje tanimë të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Europës.

Këto pastaj, historitë e 1912 që vazhdojnë dhe tirren, këto janë çështje që për fat të keq, ne nuk i shmangim dot, por nga ana tjetër nuk mund ta marrin dot peng as Shqipërinë dhe aq më pak një samit të këtyre përmasave. Kështu që kjo nuk është çështje palësh që tërhiqen ose nuk tërhiqen, ky nuk është një vendim i qeverisë shqiptare. Këtu hyn në fushë siguria e samitit dhe garantimi i gjithë masave të kërkuara të sigurisë për të gjithë liderët dhe delegacioneve të mbarë Europës. Çfarë lidhje ka kjo këtu me Mujin dhe me Halilin? Unë nuk shoh lidhje.

–  

– Zoti kryeministër, deputeti juaj Erion Braçe ka akuzuar ditën e djeshme grupin parlamentar socialist se ka rrezuar amendamentin që ai ka propozuar ku mbron bujkun ndaj tregtarit. Ndërkohe ka paralajmëruar disa herë le të themi, është koha për punë të re. Ju keni kontaktuar me të, keni marrë një kërkesë nga zoti Braçe për të lënë mandatin?

Kryeministri Edi Rama: Erion Braçe është institucion në Partinë Socialiste dhe është në të drejtën e vet të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër sepse zemrën e ka të bardhë dëborë. Për të tjerat pastaj, ua kam thënë dhe kolegeve tuaj. Kur merrni përsipër të komentoni Erion Braçen, sigurohuni që minimalisht që përpara të keni ngrënë një lugë mjaltë. Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY