Samiti i 6 Dhjetorit në Tiranë i jep goditjen fatale projektit të Ballkanit të Hapur, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me demokrate e demokratë të degës numër 5 të PD-së, në Tiranë.
Sali Berisha:
Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.
Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe.
Edhe në këtë kontekst, samiti është shumë i mirëpritur. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/