Nga Alba Kepi
Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri deklaron se mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri nga korrupsioni i lartë që ekziston. Ai thotë se mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila.
Niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri është arsyeja kryesore e pasurimit të mafias shqiptare në Itali. Është ky përfundimi i Prokurorit të Antimafias Italiane Nicola Gratteri, i cili ka deklaruar se mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila.
“Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është pasuruar shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë,” tha ai.
Prokurori i Antimafias ka theksuar se sot në Europë ka tre mafie të rrezikshme: mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare e mafia e afrikanoveriore.
“Mafia kalabreze Ndrangheta ka një xhiro biznesi të barabartë me 50 miliardë euro në vit, është e pranishme në Australi, në SHBA, Kanada, Gjermani e cila është vendi europian me praninë më të madhe të ndranghetistave në territorin e saj, pasi ka një lesgjislacion të favorshëm e jo një kontrast të vërtetë kundër pastrimit të parave të pista.
Në Gjermani mund të hysh në një dyqan makinash me një valixhe me para të blesh me para në dorë një automjet e askush nuk të pyet se ku i more këto para. Mafia kalabreze Ndrangheta ka monopolin e kokainës në Amerikën jugore. Kanë mbërritur të parët në kotraktimin e blerjes e transportit të saj në Europë dhe është e vetmja mafie që mund të blejë kokainë nga pyjet e Amazonës me një çmim 1000 euro kilogrami, kur të gjitha mafiet e tjera e blejnë me 1800 euro.
Nga 1 kg kokainë fitimi është katërfish e nuk ka fitim më të madh se sa ky biznes, kur një gramë kokainë shitet 50 euro.
Ndrangheta mbetet një nga mafiet më të besueshme në bashkëpunimin me kartelet amerikano jugore, për egërsinë e tyre, për numrin e pakët të të penduarve, për garancinë e besueshmërisë që japin në aktivitetit kriminal. Ndrangheta është tashmë në brezin e tretë të brokerave që punojnë e jetojnë në Amerikën e Jugut e kontraktojnë kokainë prej gati tre gjeneratash. Për të hyrë në biznesin e kokainës së familjes të Cosa Nostra i kërkojnë leje Ndragheta-s kalabreze e cila ka monopolin e këtij trafiku në botë,” tha ai.
Deklaratat e tij Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri i bëri gjatë një interviste për youtuber-in nga më të njohurit italian, të drejtuar nga kantautori Fedez në programin “Mushk i egër” .
Janë rreth 1000 mafiozë që janë arrestuar për pjesëmarrjen në atentatet që kanë pasur si qëllim eleminimin e prokurorit Gratteri e mesatarisht tre atentate të dokumentuara në muaj, të planifikuara nga mafia e të mbetura në tentativë për t’a eleminuar. Oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/