Aksidenti i rëndë në Maliq, njëri nga vëllezërit mbeti pa jetë

Aksidenti i rëndë në Maliq, njëri nga vëllezërit mbeti pa jetë

60
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një automjet ka përplasur dy biçikleta, të cilat drejtoheshin nga dy vëllezër.

Aksidenti ndodhi në fshatin Drithas. Si pasojë e goditjes, humbi jetën menjëherë njëri prej vëllezërve, Roland Sh. Kurse vëllai tjetër fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia  po punon për identifikimin e tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.

Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi e mjetit ka qenë duke drejtuar makinën me shpejtësi tej normave të lejuara. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY