Duhet ndërruar fjalëkalimet, u vodhën nga rusët në shtator

Duhet ndërruar fjalëkalimet, u vodhën nga rusët në shtator

63
0
Shares

Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço tha sot se që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë fjalëkalime, sidomos të PayPalit.

Ai tha se në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare, ndërsa ishte i ftuar në një bisedë në studion e ABC Live.

Karamuço u sugjeroi përdoruesve shqiptarë që të ndërrojnë fjalëkalimet. Sipas tij kjo gjë nuk është diskutuar fare në Shqipëri, ndërkohë që risku është konkret dhe duhet një strategji e mirëfilltë.

“Ato që janë marrë nga ana e hakersave, dhe kjo ka dëme katastrofale, disa mund të jenë infektuar, sepse ata nuk targetojnë vetëm individë të zakonshëm’, tha profesori i kriminologjisë Karamuço.

Disa nga këto të dhëna rrezikojnë që të shiten në ‘darkweb’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY