Begaj, Osmani, Rama dhe Kurti ngritën sot flamurin në Vlorë

Begaj, Osmani, Rama dhe Kurti ngritën sot flamurin në Vlorë

44
0
Shares

Ka nisur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në nisje të ceremonisë ka mbërritur kryeministri i vendit Edi Rama krah homologut të tij, Albin Kurti, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Shtetit Bajram Begaj dhe kryetari i bashkisë së qytetit.

Në nderim të traditës, nga Vlora nisën festimet kushtuar kësaj dite, me ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve mëtë larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule me u përkul me respekt pranë monumentit simbol të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi, ku zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, drejtues të pushtetit vendor, si dhe qindra qytetarë të Vlorës dhe jo vetëm.

Pas fjalës së mbajtur nga Presidenti Begaj, festimet në qytet vijuan me aktivitete të ndryshme dedikuar kësaj dite. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY