Berisha: Akti më makbethian i Ramës ishte grabitja e kreut të opozitës

Berisha: Akti më makbethian i Ramës ishte grabitja e kreut të opozitës

27
0
Shares

I pyetur se përse nuk e përjashton Enkelejd Alibeajn, kryetari demokrat, Sali Berisha tha:

Pyetja është normale, por ne hoqëm nga statuti nenin e përjashtimit me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, se në këtë proces duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve, investitorëve, aksionerëve politikë të kësaj partie.
Jo vetëm nuk kemi nen përjashtimi, por kemi një nen që autorizon cilindo që nuk bie dakord me kryetarin, të krijojë fraksion brenda kësaj partie.

Ne i ndjekim, mirëkuptojmë. I dashur demokrat, ju i shikoni vetë zhvillimet se çfarë dalin njëra pas tjetrës, super-skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës.
Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit.
Ajo që mund të themi se opozita e vërteta e pamohueshme pësoi një infeksion të rëndë dhe akti absolutisht më makabër, armiqësor, makbethian i Ramës pas grabitjes së votës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, papranueshme.

Ndaj ta marrim si një proces këtë, të tregojmë durim, janë qytetarët që e shohin për kë punon secili, kush mbron interesat e kush është i emëruar.
Në fund të këtij procesi ne do kemi fitoren që meritojmë, kurse të tjerët do marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve, pengjeve etj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY