Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është takuar sot me Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. Christiane Hohmann.
Takimi u zhvillua në bashkinë e qytetit dhe shënon takimim e parë të këtij niveli të ndërkombëtarëve me zyrtarët e lartë të PD që drejtohet nga Sali Berisha.
Takimi vijoi për mbi një orë një bisedë jashtëzakonisht të vyer dhe miqësore, shkruan në një postim Bardh Spahia.
Bardh Spahia: Përveç investimeve strategjike që BE është duke zhvilluar në territor, Delegacioni Evropian përmes programeve të tij do mbështesë direkt bizneset e vogla e të mesme si dhe zhvillimin rural duke parë në terren potencialet dhe mundësitë që territori i bashkisë Shkodër ofron.
Ambasadoria Hohmann premtoi mbëtshtetjen e saj për projekte të valorizimit të diversitetit natyror, kulturës dhe vlerave karakteristike të Shkodrës, që përbëjne asete të çmueshme për zhvillimin e turizmit. Rinia duhet ta shohë të ardhmen në Shqipëri dhe ky ishte mesazhi që ndamë së bashku në bisedën me ambasadoren e BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/