Kreu i SPAK, a do të pyetet Berisha për Gërdecin dhe kthimin...

Kreu i SPAK, a do të pyetet Berisha për Gërdecin dhe kthimin pronarëve të ‘Partizanit”

37
0
Shares

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja është pyetur gjatë një intervistë në Euronews Albania, nëse ish-kryeministri Sali Berisha, do të merret në pyetje për çështjen e kompleksit Partizani dhe Gërdecit.

Kraja u shpreh se, çfarë do të bëhet me Berishën, është diçka që u takon prokurorëve të çështjes.

Ndër të tjera, ai shtoi se të dyja çështjet janë ende nën hetim.

Çështja është nën hetim, e kam deklaruar dhe në disa raste të tjera. Janë duke u kryer të gjitha veprimet që duhen kryer për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Në fund, padiskutim që do të analizohen provat dhe kushdo që do të ketë përgjegjësi, do përgjigjet. Çështja e Gërdecit është një çështje e vjetër, e cila është hetuar, gjykuar, ka një vendim përfundimtar nga Gjykata e Tiranës, kaluar edhe në Apel.

Ndërkohë, pjesa që i takon zotit Mediu ishte mbetur pezull në Gjykatën e Lartë, për arsye të imunitetit. Është bërë një betejë e gjatë ligjore midis SPAK dhe avokatëve, nëse duhej rihapur apo jo kjo çështje. Ka shkuar rasti deri në Gjykatën Kushtetuese dhe kja thënë po, duhet të vazhdojnë hetimet. Çështja është nën hetim. Se çfarë do bëhet, është çështje që i dinë prokurorët e çështjes”, theksoi Kraja. euronews albania

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY