BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe...

BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë

48
0
Shares

BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp.

Argumentat:

Për t’i dhënë projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit.
Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.
Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.
Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë.
Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.
Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.
Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY