Pas Viktorit arrestohet i biri Denilsoni dhe e fejuara e tij

Pas Viktorit arrestohet i biri Denilsoni dhe e fejuara e tij

61
0
Shares

Viktor Çervenaku dhe dy familjarë të tij janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim kolumbiani.

Të arrestuar janë Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier, Demilson Çervenaku, i biri, Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit, ndërsa në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez

Arrestimet erdhën pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

Plehu kimik ka ardhur në 600 thasë, teksa te disa prej tyre janë gjetur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut. Ky i fundit kishte një biznes të importit të plehrave kimike.

Thasët janë transportuar mbrëmë me 3 kamionë për në Tiranë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY