Gazetari Koka: Në përgjime Taulanti dhe Arbeni, matematiku

Gazetari Koka: Në përgjime Taulanti dhe Arbeni, matematiku

63
0
Shares

Gazetari Bledian Koka, komentoi në emisionin ‘Task Force’ të Sonila Meços në Syri Tv përgjimet e Taulant Ballës, të cilat mund të shërbenin si prova për lidhjet e tij me grupet kriminale. Bledian Koka deklaroi se bëhet fjalë për një bisedë mes Ballës dhe një prej personave të një bande kriminale në Elbasan ndërsa theksoi se edhe Arben Ahmetaj ka dalë në disa përgjime.

“Balla hyri garant për të bërë transportimin e të plagosurve të masakrës nga spitali i Elbasanit drejt Traumës dhe për këtë ai nuk ka pranuar, ai që i kishte në bandën e tij. Balla i ka thënë çke ti, unë ndërhyj, marr dhe helikopterin, për të joshur personazhin e botës së krimit.”-tha Koka.

Më tej ai deklaroi se emri i Taulant Ballës është përmendur edhe në përgjimet mes dy bandave kriminale, një në Shkodër dhe një në Fushë-Krujë lidhur me shtyrjen ligjit të lojërave të fatit. Ka dyshime se përveç Ballës të jetë përmendur edhe Arben Ahmetaj.

Mes bandave del që këtë çështje e kemi mbyllur me Taulantin për të shtyrë ligjin për lojërat e fatit. E pyet ai tjetri a ka nevojë të kapim njeri nga PD-ja, jo i thotë se jemi në rregull. Te ky përgjim i referohen Ballës si ‘Taulanti’ dhe flasin për një matematiku.

Referencë për Ahmetajn, kohë kur ishte ministër i Financave. Sipas tyre kjo çështje e shtyrjes së ligjit, duhet parë është shtyrë apo jo, janë përfshirë matematiku dhe Taulanti.”-tha Koka. syri tv

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY