Pronari i laboratorit të kokainës në Frakull, drejtor në bashkinë e Tiranës

Pronari i laboratorit të kokainës në Frakull, drejtor në bashkinë e Tiranës

99
0
Shares

Laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh të Fierit është pronë e ish kryetarit të komunës së Frakullës, Viktor Çervanakut.

Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku jeton në Tiranë dhe të dhënat bëjnë të ditur se ai punon në bashkinë e Tiranës në një post drejtues.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti në Tivar të Malit të Zi është mbajtur nën vëzhgim.

Operacioni i cili është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier. Deri tani janë arrestuar 15 persona.

Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh në Fier tha se në banesën e ish-kryetarit të komunës së Viktor Çervenakut, ku u zbulua laboratori i drogës, u gjetën 200 thasë me pleh kimik, ku dyshohet se ishte fshehur kokaina.

‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës.’- u shpreh ai për mediat në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY