Vriten një çift shqiptar në Itali, dyshimet për një tjetër shqiptar

Vriten një çift shqiptar në Itali, dyshimet për një tjetër shqiptar

44
0
Shares

Një çift shqiptar, burrë e grua u vranë me thikë në Itali, gjatë natës të së dielës në zonën e Spinea.

Ata u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre nga karabinierët e cila shkoi për verifikim pasi u lajmërua nga vajza e gruas së ndjerë.

Ajo i tha policisë se nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj.

Fillimisht u mendua për krim brenda familjes, që burri të kishte vrarë gruan dhe më pas të ishte vetëvrarë por hetuesit italianë thanë se njëbperson i tretë ka qenë në skenën e krimit.

Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një thikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me thikë.

Policia ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e gruas së vrarë, si person të dyshuar, i cili është gjithashtu shqiptar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY