Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike, heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, fara kanabisi, një grirëse për lëndë narkotike dhe 3 peshore elektronike.
Vihet në pranga 29-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërndarjes së saj.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi 1-mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Vakumi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. Ç., 29 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Republika”, në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/