Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK TË NISË HETIMET/ Zyrtarët e KESH hedhin energji në det ndërkohë që nuk përdorin kapacitetet

21/11/2022
VIDEO/Përmbytjet në Shkodër, nga shiu apo shkarkimet, shikoni pamjet sot pasdite
Share on FacebookShare on Whatsapp

KESH ka hapur shkarkimet në Vaun e Dejës dhe Koman ndërkohë që të dy hidrocentralet nuk janë vënë në punë me kapacitet të plotë duke hedhur miliona euro në ditë në det.

SPAK duhet të fillojë menjëherë hetimet ndaj KESH pasi është një histori e qartë korrupsioni.

Deputeti i PD-së në Shkodër Helidon Bushati ka shkruar përmes një postimi në Facebook-un e tij se “paratë e shqiptarëve po i merr lumi”.

Postimi i plotë:

Sot do të shkonte shumë shprehja,natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Lind pyetja;
Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det, e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune?

Si mundet të shfrytëzosh 200MË nga Komani që ka 600MË dhe 150MË nga Vau Dejës që ka 250MË❓🖇Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim i pronës publike.❌

Kapacitetet e prodhimit prej 850MË (600MË në Koman me 4 agregatë dhe 240MË në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MË, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.
Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës.

Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks!
Mund edhe të “fshihesh” pas këtij arsyetimi dhe nuk merret kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.
Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është ose trimëri e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.

Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det.

Pas deputetit demokrat edhe sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari duke kërkuar nga SPAK të nisë hetimet pasi në periudhën më të mirë hidrike, Kaskada nuk prodhon me kapacitet të plotë dhe hap portat e shkarkimit për të përmbytur Shkodrën.

Postimi i Braimllarit:

KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit.
SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni.
Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë Kaskada e Drinit nuk po prodhonë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.

Kaskada e drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë.
Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë.
SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.