Bashkia Vorë përdoret si çerdhe patronazhistësh, miliona lekë për ta nga taksat...

Bashkia Vorë përdoret si çerdhe patronazhistësh, miliona lekë për ta nga taksat e banorëve

49
0
Shares

Bashkia Vorë përdoret si çerdhe patronazhistësh, tha sot kandidati për primare në Vorë Indrit Hoxha.

Argumentat:

Nga taksat e qytetarëve dhe bizeneseve të kësaj bashkie jane harxhuar plot 60,121,377 lekë për të paguar pagat neto të punonjësve me kontratë të përkohshme mbi numrin organik.
Socialistët e kanë parë Vorën si një strehë pagash për skllevërit e tyre politik.
Ata e kanë falimentuar këtë bashki të pasur duke i lënë në mjerim qytetarët e saj.
Me aq para sa jane harxhuar vetëm në 2022, për paga mbi organikën, do të ishin sistemuar me ndriçim shumë rrugë të lëna në errësirë.

Do të ishin pastruar shumë kanale kulluese, apo rikonstruktuar çerdhe e kopshte.
Paratë publike të Vorës nuk do të shpërdorohen për rroga partie!
Qyteti ka nevoja urgjente per investime!
Së bashku do i kthejmë Vorën qytetarëve përmes një administrimi serioz.
14 Maji do të jetë fundi i patronazhistëve në Vorë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY