Prurjet e shumta nga reshjet e shiu kanë bërë që kanali kryesor në fshatin Dajç të Zadrimës të dalë nga shtrati. Si pasojë janë me dhjetëra hektarë tokë nën ujë ndërsa sipas banorëve ka rrezik edhe për banesa. Problematike mbeten zonat Dajç, Kodhel, Kotër, Blinisht në Zadrimë.
Në zonën e Shëngjinit ka bllokim të rrugës kryesore në qendër dhe dallgët e detit janë të mëdha. Në zonën e Lezhës në qendër nuk ka problematika në rrugët kryesore, por reshjet e shiut kanë ngritur nivelin e lumit Drin.
Në rrugën Hani i Hotit-Tamarë ka pasur rënie inertesh me dendësi në trup të rrugës. Po ashtu edhe në rrugën Tropojë Valbonë qarkullimi kryhet në një krosi.
U morën menjëherë masat për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë.
Në rrugën Orikum Llogara ka pemë të rëna rrugës.
Ndërsa në Qafë Thore ka rënë bora e parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/